Të blesh një shtëpi në 2019 nuk është aq e vështirë!

Të blesh një shtëpi në 2019 nuk është aq e vështirë!

Një titull mjaft kompromentues apo jo ? Një titull që nuk besohet me shikim të parë, por nëqoftëse rrini me mua deri në fund të këtij artikulli do t'ua shpjegoj si mund të arrini të bleni një shtëpi shumë thjeshtë.

Personalisht, shpesh në jetën time të përditshme hasem me njerëz, miq apo të afërm, të cilët mesatarisht kanë harxhuar tashmë 5 vite ose më shumë duke jetuar në Tiranë në një shtëpi me qera. Shumë miq të mi, veçanërisht çifte të reja, të cilët e nisin nga zero, nuk e marrin dot iniciativën apo shtysën për të blerë një shtëpi. Fatkeqësisht, është e vërtetë që në Shqipëri, sidomos në kryeqytet shtëpitë janë shtrenjtuar - dhe ndoshta për një masë të gjërë njerëzish janë bërë edhe të papërballueshme - por për mua ky nuk është problemi kryesor që po i pengon këta njerëz të investojnë në jetën e tyre. 
Problemi kryesor dhe më masiv që unë personalisht shikoj në shoqërinë shqiptare - dhe besoj do bini dakort me mua në këtë pikë- është pasiguria, frika nga banka, frika e të aplikuarit për kredi. Sapo i hedh idenë dikujt për të aplikuar për një kredi shoh një pasiguri dhe një frike sikur do humbasin çdo gjë që kanë, kur në të vërtetë  nuk është kështu. 
Në Shqipëri ekziston nje ideologji shumë e gabuar për kredimarrësin, kredidhënësin dhe kredinë në vetvete. Të marrësh kredi nuk do të thotë se thjesht ke marrë disa para borxh, nuk do të thotë se nuk je i aftë, nuk do të thotë se s'je në gjëndje të sigurosh për familjen tënde. Kredia për shtëpi është një shumë e caktuar të cilën institucioni bankar ta vë në dispozicion në mënyrë që ti të lehtësosh xhepat e tu, dhe të përmirësosh mënyrën tënde të të jetuarit. 
Sa stres keni mjaftueshëm në jetën  tuaj sepse erdhi data për të paguar qeranë ndërkohë që qeratë në kryeqytet janë mjaft të larta? Sa stres ju sjell fakti që nga rroga juaj do hiqni çdo muaj 50% apo 60% të saj për të paguar qeranë, dritat dhe ujin dhe pjesën tjetër ju ngelet ta shpenzoni për ushqim, për veshmbathje etj.? Pas këtyre detyrimeve mujore sa përqind ju mbetet për të kursyer? Unë do ta llogarisja në: Zero. Mos u ndieni aspak në faj që nuk po kurseni. Por as mos e justifikoni situatën tuaj jetësore me frazën "Të tilla janë rrogat në Shqipëri".  Këtë e dëgjoj më shumë se shpesh dhe nuk më duket një shprehje e pëlqyeshme. 

Po sikur t'ju thoja që me marrjen e një kredie dhe me blerjen e një shtëpie në fakt do të kurseni para?

Si? 

Nëse jeni nje çift i ri dhe jetoni me qera, një shtëpi 1+1 në një zonë të mirë të Tiranës, po supozoj se në muaj e keni qeranë 20.000 lekë ose 25.000 lekë të reja. Le të supozojmë se në muaj keni për pronën ku po banoni me të gjitha detyrimet e ujit dhe të dritave 30.000 lekë mesatarisht (por mund të jenë edhe më shumë). Nëse të dy keni një pagë mesatare prej 50.000 lekë u ngelen edhe 70.000 lekë në total për të shpenzuar në karburant, parkim, ushqim, kafe, të dala etj. Pas1 viti do të keni shpenzuar rreth 360.000 lekë, që në 5 vite bëjne 1.800.000 lekë. E në fund çfarë keni në këmbim? Asgjë. 

Nëse merrni një kredi:

 Së pari e keni ju në dorë të zgjidhni sasinë e këstit mujor që dëshironi të paguani në varësi të pagave tuaja.

Së dyti do të mund të investoni pa frikë në atë shtëpi që do të vendosni të blini dhe do të jeni më të motivuar për të ndryshuar dhe modifikuar ambjentin ku jetoni, kjo sigurisht që ka ndikim në mirëqënien tuaj.

Së treti do të  mund të kurseni më tepër. Pse? Sepse vërtet do të shlyeni kundrejt bankës në vit 240.000 lekë (nëse do të paguani këstin sa paguani qeranë)  por nuk do të jeni duke i shlyer qera, por do të jeni duke investuar vazhdimisht në të ardhmen tuaj. 

Blerja e një shtëpie është hapi i parë për të  krijuar bazat e një familjeje të qëndrueshme. Përse të lini frikën tuaj dhe mendimin se nuk do t’ja dilni t'ju kufizojë në krijimin e asaj që do të jetë fillimi i një jetese më të mirë. 
Këshillohuni me një agjent kredie dhe ai ose ajo do ndjekë rastin tuaj në linjë me interesat tuaja duke ju lehtësuar planifikimin financiar. 
Jeta na tregon përditë shembuj të njerëzve që e kanë nisur me asgjë, pa asnjë mbështetje ekonomike dhe sot janë ende duke investuar në pasuri të patundshme dhe në prona.
Bëjeni sot një hap të sigurtë dhe pse jo, bëjeni me BKT.

Sugjerime mbi tema të tjera

Ndikimi i rënies së euros në ekonominë shqiptare.
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit në Shqipëri.
Të marrësh një kredi hipotekore apo të jetosh me qira?
Vendimi për gjetjen e një banese për të jetuar është një ndër vendimet më të rëndësishme që duhet të bëjë çdo familje.
Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare
Industria e shërbimeve financiare po pëson ndryshime teknologjike falë produkteve të reja financiare të ofruara online si nga institucionet bankare dhe ato jo bankare.