1. Cilat janë kushtet dhe cfarë dokumentacioni nevojitet për kredinë për pensionistë?
Kushtet e kredise dhe dokumentacionin e nevojshem mund ta gjeni duke klikuar ne linkun:
Kredia për Pensionistë
2. A mund të përfitoj kredi për pensionistë nëse nuk e marr pensionin në BKT?
Per te perfituar kredi per pensioniste aplikanti duhet te marre pensionin (pension vjetërsie / pension ushtarak) ne BKT.
3. Sa kohë duhet të kaloj pasi pensioni është paguar në BKT për të përfituar kredinë për pensionist?
Per te perfituar kete kredi të paktën 1 pension duhet të jetë kredituar në llogarinë e klientit.
4. A mund ta përfitoj kredinë i vetëm?
Për të përfituar këtë kredi duhet të ofrohet dorëzania e bashkëshkortit të kredimarrësit gjithashtu dhe një garantor i cili është në marrdhënie pune (jo në moshë pensioni).
5. Cili është afati dhe mosha maksimale e aplikantit për kredinë për pensionistë?
Afati maksimal per kredine per pensioniste eshte 60 muaj dhe në maturimin e kredisë aplikanti nuk duhet të jetë më shumë se 75 vjeç.
6. Sa është shuma maksimale që mund të përfitoj?
Shuma maksimale e kredise per pensioniste eshte 10-fish I shumes se pensionit te aplikantit, jo me shume se 250,000 Leke.