Kredia për Pensionistë

Përshkrimi i produktit

Dita e pensionit që ishte menduar të ishte shumë larg tashmë ka ardhur, por kjo s’do të thotë që bashkë me ju dalin në pension edhe ëndrrat tuaja. Tani koha dhe idetë nuk janë më problem, dhe projektet apo idetë nuk duhen shtyrë për më vonë.

Nëse kursimet nuk janë të mjaftueshme, Kredia Personale për Pensionistë ju vjen në ndihmë.

Të gjithë ata pensionistë që tërheqin pensionin mujor pranë degëve të BKT-së, mund të përfitojnë Kredi personale për Pensionistë.

Afatet dhe Kushtet e kredisë për pensionist:

Afatet dhe Kushtet e kredisë  
 

Monedha

Lekë

 

Shuma maksimale e kredisë

Deri në 10-fishin e pensionit mujor por jo më shumë se 250,000 Lekë

Afati i kredisë

Deri në 5 vjet

Norma e interesit fillon nga

16%

Mbulimi i kredisë

Si garanci kërkohet dorëzania e bashkëshortit/es dhe një personi i cili ka të ardhura të rregullta nga punësimi dhe që nuk është në moshë pensioni.

Për informacione të mëtejshme klikoni më poshtë në Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi personale për Pensionistë.

Ju lutem shkarkoni Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor.

APLIKO TANI