Super Kredi | Banka Kombetare Tregtare

Super Kredi

Përshkrimi i produktit

Super Kredia është një kredi e shpejtë e përdorshme për çdo qëllim nga ana juaj, që ju krijon mundësinë jo vetëm të mbuloni shpenzime të menjëhershme ose të paparashikuara, por edhe të mos i lini dëshirat tuaja të presin.

Për të përfituar Super Kredi nuk nevojitet kolateral.

Mjafton të deklaroni të ardhura të qëndrueshme tuajat dhe të dorëzanësit tuaj te cilat mund të sigurohen nga
-    Paga 
-    ose Qeraja
-    ose Kryerja e një aktiviteti të licensuar si profesionistët e vetëpunësuar
 

dhe kredia juaj do të aprovohet brenda 24 orëve.

Aplikoni tani dhe përfitoni normat preferenciale të interesit që fillojnë nga 5.5%.

Afatet dhe Kushtet e Super kredisë

Afatet dhe Kushtet e kredisë      

Monedha

Lekë

Shuma maksimale e kredisë

Deri në 3,000,000 Lekë

Afati i kredisë

Deri në 10 vjet

Norma e interesit

Fillon nga 5.5 %

Komisioni i disbursimit

Fillon nga 2% (jo me pak se 3,000 Lekë)

 

Mbulimi i kredisë                          

 

Kredia do të sigurohet nëpërmjet dorëzanisë. Numri i dorëzanësve varet nga shuma e kredisë dhe marrëdhënia e klientit me bankën.

Për informacione të mëtejshme klikoni më poshtë në Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Super Kredinë

Ju lutem shkarkoni Fleta e Standartizuar e Informacionit Parakontraktor Template Document

APLIKO TANI