Përshkrimi i produktit
Nëpërmjet kredive hipotekore synohet të përmbushen nevojat personale të individëve për blerje, ndërtim ose rindërtim te nje prone rezidenciale, por edhe të individëve të cilët janë profesionistë të vetpunësuar të tillë si: (mjek, dentist, farmacist, avokat etj) të cilët deshirojne të blejnë ose ndërtojnë ambjentet e tyre të punës apo individëve që gjenerojnë të ardhura nga punësimi dhe që dëshirojnë të blejnë një njesi me qellime investimi (dhënie me qera).Kredia Hipotekore Vetëm Interes është nje kredi ku klienti paguan vetëm interes gjatë disa viteve të para të kredisë duke bërë pagesa më të ulëta mujore. Pasi të përfundojë periudha vetëm me interes, klienti do të fillojë të paguajë interesin dhe principalin. Kjo kredi ofrohet vetëm në monedhën Lek.
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
Shembull:
Norma e Bonos së Thesarit 1-vjeçar në datë 30.09.2024 është 3.16%
Afatet dhe Kushtet
Norma e Interesit te KrediseLloji i produktit | Kategoria e Klientit |
---|---|
Kredi për Blerje/Ndertim Shtëpie | Klientë Pagamarrës: 4% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +2% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 4.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +2.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
Kredi për Blerje/Ndertim Dyqani | Klientë Pagamarrës: 4.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +2.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +3% jo me pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
Lloji i produktit | Kriteri LTV - Shumë Kredie / Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral |
---|---|
Kredi për Blerje Shtëpie | 80% (Nëse lloji i kolateralit të ofruar eshte Apartament/Truall dhe Ndërtesë dhe eshte i regjistruar në emër të kredimarrësit / bashkëkredimarrësit) |
Kredi për Blerje Shtëpie | 75% (Nese kolaterali i ofruar eshte i ndryshëm nga objekti i kredisë) |
Kredi për Ndërtim Shtëpie | 75% |
Kredi per Blerje dhe Ndertim Dyqani | 75% |
Afati i kredisë | Deri ne 25 Vjet | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Afati i kredisë |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Monedha | Lekë | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shuma maksimale e kredisë | Deri në 50,000,000 Lekë | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Komision parapagimi | 0% për likuidim pjesor dhe total te kredisë. Likuidimi pjesor në sistem bëhet vetëm në datë kësti. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Komisioni i disbursimit | •1% •0% per kreditë e transferuara nga bankat e tjera në rastet kur kontrata e kredisë parashikon komision parapagimi. |
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi Hipotekore Vetëm Interes.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.