Kredia Flexi Hipotekore

Kredia Flexi Hipotekore

Kur merrni një Kredi Hipotekore, gjatë kohëzgjatjes së kredisë, kredimarrësi përballet me ndryshime periodike të normave të interesit (si pasojë e ndryshimit të normave të Bonos së thesarit), duke përballuar kështu pagesa të ndryshme çdo vit. Shpesh herë, këto ndryshime krijojnë situata financiare të pakëndshme kur ka rritje të normave të interesit të Bonos së thesarit dhe për të ndihmuar kredimarrësit në këtë proces, BKT ofron një produkt hipotekor alternativ siç është Kredia Flexi Hipotekore.

Ky produkt i jep kredimarrësit mundësinë që të përcaktojë këstin mujor që në vitin e parë të kredisë, dhe më pas ta mbajë atë të pandryshuar gjatë gjithë maturitetit të kredisë. Në varësi të ndryshimeve të normave të interesit të Bonos së thesarit, do të ndryshojë maturiteti i kredisë çdo vit, në mënyrë që kësti i kredisë të qëndrojë i njëjtë.

Shembull 1:  Rritja e Bonos së Thesarit me 0.5% 
Kliente Të Tjerë: Bono Thesari 1 Vjecar +2%
  Norma e Interesit Vlera e Kredisë Kësti Mujor Maturiteti (muaj)
Viti 1 5.21% ALL 5,000,000 ALL 46,773 144
Viti 2 5.71% ALL 4,675,508 ALL 46,649 150*
* Për të mbajtur këstin mujor te njëjtë, afati i kredisë do të rritet ne 150 muaj nga data e disbursimit.

Shembull 2:  Ulja e Bonos se Thesarit me 0.5%
Klientet individual standart BTH +2%
  Norma e Interesit Vlera e Kredisë Kësti Mujor Maturiteti (muaj)
Viti 1 5.21% ALL 5,000,000 ALL 46,773  144
Viti 2 4.71% ALL 4,675,508 ALL 46,538 150*

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare.

“Bono e Thesarit” – është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore.
 
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne dt. 31.07.2023 është 3.21%

 

Afatet dhe Kushtet

 
Afatet dhe kushtet
Lloji i Produktit  Kredi për Blerje/Ndertim Shtëpie /Fleksi
LTV Shumë Kredie /Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral 75%
Formula e normës së interesit në monedhën Lekë Klientë Pagamarrës:  Bono Thesari 1 vjecare + 1.5% jo me pak se 2.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë:  Bono Thesari 1 vjecare + 2% not less than 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Formula e normës së interesit në monedhën Euro Klientë Pagamarrës:  Euribor 1 vjecar + 2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë:  Euribor 1 vjecar + 3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Për llojin e kolateralit Tokë Bujqësore shuma e vlerës së kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 50%.
Afati i kredisë Deri në 12 vjet nga data e disbursimit, e ndryshueshme deri në 25 vjet për Monedhen Lekë sipas luhatshmerisë së Bonos së Thesarit 1 vjecar.

Deri në 12 vjet nga data e disbursimit, e ndryshueshme deri në 25 vjet për Monedhën Euro sipas luhatshmërisë së Euribor 1 Vjecar.
Shuma maksimale e kredisë Deri në 50,000,000 Lekë / EUR 400,000
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë

0% per blerje kredie nga banka te tjera (vetem ne rastet kur kontrata e kredise qe do te blihet permban komision ripagimi te parakohshem)
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Blerje/ Ndërtim Shtepie Flexi.
Ju lutem shkarkoni fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor.

 APLIKO TANI