Përshkrimi i produktit
Kredia për blerje apo ndërtim dyqani është një kredi hipotekore që i ofrohet individëve që gjenerojnë të ardhura nga punësimi dhe që dëshirojnë të blejnë ose ndertojnë një ambjent tregtar për qëllime investimi apo profesionistëve të vetpunësuar të cilët dëshirojnë të blejnë ose ndërtojnë ambjentet e tyre të punës.Tashmë BKT mundëson financim deri në 100% të vlerës së investimit!
Norma fantastike interesi dhe miratim super i shpejtë.
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.07.2023 është 3.21%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.07.2023 është 4.11%
Afatet dhe Kushtet
Afatet dhe kushtet | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Lloji i Produktit | Kredi për Blerje/Ndertim Shtëpie Dyqani | ||||||||
LTV Shumë Kredie /Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral | 75% | ||||||||
Formula e normës së interesit në monedhën Lekë | Klientë Pagamarrës: 3% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare +2% jo më pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të Tjerë: 3.5% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare +2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
||||||||
Formula e normës së interesit në monedhën Euro | Klientë Pagamarrës: 3.5% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar +3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të Tjerë: 4% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar +3.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
||||||||
Afati i kredisë | Deri në 25 vjet për Monedhën Lekë Deri në 25 vjet për Monedhën Euro |
||||||||
Shuma maksimale e kredisë | Deri në 50,000,000 Lekë / EUR 400,000 | ||||||||
Komisioni i Disbursimit të Kredisë | 1% e shumës së kredisë 0% per blerje kredie nga banka te tjera (vetem ne rastet kur kontrata e kredise qe do te blihet permban komision ripagimi te parakohshem) |
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Blerje/ Ndërtim Dyqani.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.