Biznes

Shkëmbimi Automatik i Llogarive Financiare

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, datë më 30.01.2020, Banka Kombëtare Tregtare sha ka detyrimin e zbatimit të tij dhe aktet nënligjore të derivuara në referencë të tij.
Për këtë qëllim, BKT është e angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj, që i referohen zbatimit mbi Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS- Common Reporting System) të OECD-së mbi shkëmbimin automatik të informacionit për identifikimin e: Emrit Juridik të subjektit/degës, Vendin e themelimit, Adresën e rezidencës tatimore të subjektit dhe Vendin e rezidencës për qëllime tatimore të klientit të biznesit
Standarti i Përbashkët i Raportimit (CRS) është një standard global, i krijuar nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) në bashkëpunim me vendet e G20 dhe Bashkimin Europian dhe synon të realizojë shkëmbim të informacionit mbi llogaritë bankare/financiare të mbajtura në institucinet bankare apo financiare të një shteti, ndërmjet autoriteteve tatimore të shteteve anëtare të konventës. Shqipëria është bërë anëtare me nënshkrimin e marrëveshjes “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare”, miratuar me Vendimin nr.178, datë 9.3.2016 të Këshillit të Ministrave.
 Sipas Ligjit 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, Banka Kombëtare Tregtare, si çdo Institucion tjetër Financiar në Republikën e Shqipërisë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, në marrëdhenie me klientët, duhet të identifikojë rezidencën e klientëve për qëllime tatimore dhe së bashku me informacione të tjerë, si Numri Identifikues si Tatimpagues, informacione mbi llogaritë/depozitat apo produkte të tjera bankare, të klientëve me rezidencë tatimore në një nga shtetet anëtare të CRS-së, ti raportojë pranë autoriteteve tatimore të Republikës së Shqipërisë, të cilat më pas i shkëmbejnë me autoritetet tatimore të vendit të rezidencës së deklaruar nga Klienti.
Të dhënat e mësipërme do të jetë e nevojshme të deklarohen nga çdo klient i bankës duke plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit për subjektet me të dhënat e subjektit.
 

Përse duhet të plotësohet vetëdeklarimi në bankë?

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, Çdo klient i Bankës do të ketë përgjegjësinë personale mbi vërtetësinë e infomacionit që deklaron. Klienti mban vetë përgjegjësi mbi deklarimin apo mosdeklarimin e Emrit Juridik të subjektit/degës, Vendin e themelimit, Adresën e rezidencës tatimore të subjektit dhe Vendin e rezidencës për qëllime tatimore
 

Cilët janë subjektet që duhet të plotësojnë formularin?

Çdo subjekt i rregjistruar si Person Juridik (shpk, sha ose cdo formë tjetër) që po krijon një marrëdhënie me bankën për herë të parë ose është klient ekzistues, kryen transaksione me Bankën apo përditëson të dhënat në Bankë, duhet të plotësojë “Formularin e Vetëdeklarimit CRS për subjektet”, i cili do të firmoset nga  përfaqësuesi ligjor i subjektit;
Për Klientët e Biznesit të rregjistruar si Persona Fizik, nuk do të plotësohet “Formulari I Vetëdeklarimit CRS për Entitetet” por do të plotësohet “Formulari i Vetëdeklarimit CRS për Individë”.
Për personat kontrollues[1] (përfituesit final) që zotërojnë më shumë se 25%, do të plotësohet dhe firmoset “Formulari i Vetëdeklarimit CRS për Individ” vetëm nëse identifikohen si persona kontrollues të një NFE[2] Passive[3] ose njesie ekonomike investimesh  rezident në një juridiksion jo-pjesëmarrës, dhe menaxhuar nga një Intitucion Financiar.
 

Plotësimi i formularit të Vetëdeklarimit nga Përfaqësues me Prokurë

Plotësimi dhe firmosja e formularit të vetëdeklarimit për subjektet në mungesë të përfaqësuesit ligjor do të lejohet të plotësohet me prokurë kundrejt;
i) Parashikimeve të statutit të shoqërisë i cili nuk duhet të ketë kufizime  për delegime me prokurë
ii) Delegimi i përcaktuar në prokurë të jetë specifik për plotësimin e vet-deklarimit në kuadër të përmbushjes së CRS, pasi të dhënat që deklarohen në CRS janë informacione që lidhen me shoqërinë dhe ortakët/ aksionerët.
 

Mënyrat e plotësimit dhe Dorëzimit të formularit ?

Në çdo kohë, duke u paraqitur në degën tuaj më të afërt me mjetin tuaj të identifikimit: Kartë Identiteti ose Pasaportë e vlefshme
Formulari i vetë-deklarimit (CRS) mund të shkarkohet në linkun më poshtë.
Ju lutem sigurohuni që të kryeni saktë plotësimin e formularit me të dhënat e kërkuara, nënshkrimin (firmosjen) e tij dhe më pas mund ta dërgoni:
a.me postë në adresën e degës së BKT-së ku jeni klient
b.të skanuar dhe dërgojeni me e-mail në adresën elektronike info@bkt.com.al

 
[1] “Personi Kontrollues” individi (personi fizik) i cili zotëron ose ushtron kontroll në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë një përqindje te caktuar 25 % të aksioneve ose të votave të një personi juridik ose organizimi ligjor
[2] “NFE” ështe një entitet që nuk është institucion financiar si psh Bankat, Kompanitë e Sigurimeve, Trustet, Fondet e pensioneve, kompanitë e shërbimit të investimeve
[3]  “NFE Pasive” çdo NFE që nuk është NFE aktive dhe nuk është një institucion financiar i juridiksionit pjesëmarrës.; 
- 50% ose më shumë e të ardhurave bruto të kompanisë për vitin e kaluar kalendarik ose periudhën raportuese është e ardhur pasive dhe / ose 50% ose më shumë e aseteve të mbajtura nga NFE gjatë të njëjtës periudhe janë asete që gjenerojnë ose mbahen për të gjeneruar të ardhurave passive;
- Subjekti është një entitet investimesh që menaxhohet nga një Institucion Financiar dhe gjeneron te ardhura kryesisht si rezultat i investimeve ose tregtimit te Aseteve Financiare, dhe nuk perfshihet  ne Juridiksionet Pjesëmarrëse.
Një NFE pasive në përgjithësi i referohet njësive ekonomike që nuk kanë veprimtari tregtare dhe marrin të ardhura ose nga dividentët e gjeneruar nga aktivet e tij, përfshirë pronat dhe aksionet (si psh kompanitë që gjenerojnë të ardhura nga qeratë)