TRANSAKSIONE PA KARTË | Banka Kombetare Tregtare

TRANSAKSIONE PA KARTË

1. TËRHEQJE PA KARTË (ME KOD UNIK)

Ky shërbim i ri vjen në kuadër të zhvillimit dhe lançimit të software të ri për ATM-të – SMART BANKOMAT
 
Transaksioni duhet të gjenerohet fillimisht në BKT Smart (iOS ose Android) dhe më pas të kryhet tërheqja në Smart BanKomaT.
 
Kjo mundësi tërheqjeje do të mund të iniciohet vetëm nga një klient i BKT-së në aplikacionin BKT Smart në menunë Transaksione pa Kartë Krijo Veprim pa Kartë.
Klienti ka mundësi të zgjedhë:
 
  • Afatin e përdorimit të Kodit Unik nga 1-72 orë
  • Shumën e tërheqjes nga 1,000 Lekë – 10,000 Lekë
  • Mundësinë e përdorimit të Kodit Unik në të gjitha Smart BanKomaT-et ose në një Smart BanKomaT të caktuar që e zgjedh vetë.
 
Pas krijimit me sukses të këtij transaksioni, klienti mund ta përdorë vetë ose t’ia dërgojë dikujt nëpërmejt aplikacioneve të komunikimit në mënyrë që ta përdorë në Smart BanKomaT edhe pa qenë klient i BKT-së për një periudhë kohe sipas përcaktimit të tij brenda limitit prej 72 orësh.
 
Tërheqja pa Kartë ndahet në dy faza të cilat funksionojnë si të pavaruara nga njëra-tjetra:
 
  • Faza e parë konsiston në krijimin e një Tërheqjeje me Kod Unik në aplikacioni BKT Smart (Android/iOS)
 
Hapat që duhen ndjekur janë:

 
  1. Logohesh në BKT Smart;
  2. Zgjidhet menuja “Transaksione pa Kartë” dhe më pas nënmenuja “Tërheqje me Kod Unik”;
  3. Zgjidhet llogaria nga e cila do të tërhiqen fondet;
  4. Zgjidhet nga lista shuma e tërheqjes nga 1,000 Lekë – 10,000 Lekë;
  5. Aktivizohet ose jo opsioni per përdorimin e limitit të overdraftit;
  6. Zgjidhet nga lista vlefshmëria e Kodit Unik nga 1-72 orë;
  7. Aktivizohet ose jo mundësia e përdorimit të Kodit Unik në të gjitha Smart BanKomaT-et.
Nëse ky buton nuk aktivizohet, pasi klikohet Vazhdo shfaqet lista e ATM-ve më të afërta për të zgjedhur një Smart BanKomaT të caktuar.
  1. Klikohet Vazhdo;
  2. (Opsionale) Klikohet Shpërndaje për ta ndarë Kodin Unik me dikë tjetër përmes aplikacioneve të komunikimit të instaluar në aparatin telefonik.
 
  • Faza e dytë konsiston në Tërheqjen e parave me Kod Unik në Smart BanKomaT
 
Hapat që duhen ndjekur janë:
 
  1. Klikohet butoni Transaksione pa Kartë në Smart BanKomaT;
  2. Zgjidhet menuja “Tërheqje me Kod Unik“;
  3. Vendoset Shuma dhe Kodi Unik i gjeneruar më parë në BKT Smart;
  4. Klikohet “Vazhdo”;
  5. Klikohet “Konfirmo”.
 
Klienti iniciues në BKT Smart ka gjithashtu mundësi të kontrollojë statusin e Kodit Unik në menunë Transaksione pa Kartë - Tërheqjet e Mia me Kod Unik, si dhe të ndryshojë statusin nga ‘I vlefshëm’ në ‘Anulluar’.
 
Hapat që duhen ndjekur janë:
 
  1. Logohesh në BKT Smart;
  2. Zgjidhet menuja “Transaksione pa Kartë” dhe më pas nënmenuja “Tërheqjet e Mia me Kod Unik”;
  3. Klikohet “Anullo” në veprimet që kanë status “ vlefshëm”;
  4. Në tabelën dialoguese klikohet “Po”.
 
 
Limitet për këtë transaksion janë si më poshtë:
 
  Shuma akumulative e Tërheqjes me Kod Unik
Limiti Ditor 10,000.00 LEKË
Limiti Mujor 100,000.00 LEKË
 
 
*Limitet kanë efekt vetëm mbi iniciuesin e transaksionit në BKT Smart.
 
**Transaksioni lejohet të kryhet vetëm në monedhën LEKË.
 

2. RIMBUSHJE CELULARI PA KARTË (ME PARA CASH)

Një transaksion risi i Smart ATM është RIMBUSHJE CELULARI PA KARTË (ME PARA CASH), e cila shërben për të rimbushur numrin e celularit me parapagesë nëpërmjet depozitimit të parave cash në Smart BanKomaT.
 
Kjo mundësi rimbushje do të mund të kryhet nga të gjithë personat jo klient të BKT-së në Smart BanKomaT në menunë Transaksione pa Kartë  Rimbushje pa kartë.
 
Klienti ka mundësi të zgjedhë:
  • Vetëm Rimbushje
  • Rimbushje dhe Aktivizim Pakete
Vlera e rimbushjes do të jetë e barazvlefshme me shumën e parave cash që do të depozitohen në Smart BanKomaT. Vlera e paketës që do të aktivzohet nuk mund të jetë më e madhe se balanca e numrit me parapagesë së bashku me vlerën e rimbushjes me anë të parave cash.
 
Tashmë rimbushja e numrit me parapagesë mund të kryhet dhe nga nga klientët jo-BKT-së.
 
Hapat që duhen ndjekur për Rimbushjen pa kartë në Smart BanKomaT janë:
  1. Klikohet butoni Transaksione pa Kartë në Smart BanKomaT;
  2. Zgjidhet menuja “Rimbushje pa kartë”;
  3. Zgjidhet Operatori Celular;
  4. Vendoset Numri i Celularit dhe klikohet “Vazhdo”;
  5. Futen në Smart BanKomaT kartëmonedhat që do të shërbejnë për vlerën e rimbushjes;
  6. Klikohet “Konfirmo” për të vazhduar ose “Shto” nëse klienti dëshiron të fusë kartëmonedha të tjera;
6.1 Zgjidhet “Standart Top Up” 6.1 Zgjidhet Paketa që duhet të aktivizohet
6.2 Në detajet e rimbushjes klikohet “Vazhdo” 6.2 Në detajet e rimbushjes klikohet        
“Vazhdo”  
 
 
Kujdes: Nëse shuma e paketës së aktivizuar është më e vogël se vlera e rimbushjes, shuma e mbetur do të kalojë si rimbushje në numrin celular.
 
*Transaksioni lejohet të kryhet vetëm në monedhën LEK