VEPRIME ME KARTË

VEPRIME ME KARTË

Në ATM e BKT-së ju keni mundësinë për të kryer shërbime të ndryshme kudo në Shqipëri 24 orë në 7 ditë të javës. Ju mund të:
 

  • Kontrolloni balancën tuaj dhe të tërhiqni nga çdo llogari e lidhur paraprakisht me Kartën tuaj të Debitit.
  • Tërhiqni LEK ose EUR nga çdo ATM e BKT-së në Shqipëri
  • Rimbushni celularin tuaj nga ATM-të e BKT-së kudo në Shqipëri 24 orë në 7 ditë të javës.
  • Tërhiqni nga Karta juaj e Kreditit deri në limitin e parapërcaktuar për tërheqje Cash.
  • Kryeni pagesë Karte Krediti.
  • Ndryshoni PIN-in e kartës tuaj.
  • Depozitoni në monedhën LEKË dhe EURO
  • Pas depozitimit të parave, ju mund të kryeni veprime të ndryshme nëpërmjet ATM (si pagesë karte, rimbushje të celularit, transferta, pagesa utilitare, etj.).
  • Kryeni Pagesa Utilitare (pagesa të Ujësjellës Kanalizme si dhe Energji Elektrike).
  • Pagesa Edukimi (për tarifa të ndryshme të universiteteve publike).
  • Transferoni fonde nga llogaria juaj në llogarinë e një klienti tjetër BKT.
  • Të kontrolloni nëpërmjet menu-së Mini-Statement në ATM veprimet e fundit të kryera në llogari.

Informacion! Kujdesuni që kartëmonedhat e depozituara të jenë të rregullta dhe të pa dëmtuara, grisura ose zhubrosura. Sipas rregullores, banka ka detyrim të identifikojë dhe bllokojë kartmonedhat e dyshimta dhe të informojë Bankën e Shqipërisë. Çdo kartëmonedhë e falsifikuar do të mbahet për investigime të mëtejshmë nga ATM dhe mesazhi informues do të shfaqet në ekran.

Për më shumë informacione dhe mënyrën e përdorimit të ATM ju lutem referohuni informacionit të detajuar në MANUAL PERDORIMI SMART BANKOMAT (bkt.com.al)

Për informacion rreth limiteve ju lutem referohuni Kushteve të Punës të Bankës.