Si të gjej ATM/degën më të afërt?
Për të gjetur ATM-në osë degën më të afërt për të kryer veprimet tuaja ju duhet të futeni ne faqen zyrtare të BKT-së ose të shkarkoni aplikacionin BKT Smart nga Android (Play Store) ose iOS (AppStore). Ju mund të shihni vendndodhjen në hartë ose mund të kërkoni për ATM më të afërt duke u bazuar në vendndodhjen tuaj.
Cfarë janë transaksionet pa kartë?
Nuk është e nevojshme të keni një kartë debiti apo krediti për të kryer veprime në ATM sepse transaksionet pa kartë e lejojnë këtë mundësi për gjithë klientët individ të BKT-së por edhe jo klientët e BKT-së.
Cfarë lloj transaksionesh mund të kryej pa kartë?
Ju mund të kryeni një shumëllojshmëri transaksionesh në të gjitha ATM e BKT-së për klientët BKT dhe jo-BKT.Për klient të BKT-së veprimi iniciohet në BKT Smart në menunë e transaksioneve pa kartë. Veprimet që mund të kryhen janë.
- Tërheqje me Kod Unik
- Tërheqje me Kod QR
- Depozitim me Kod QR në llogarinë personale
- Depozitim parash në Klientë të tjerë BKT
- Shikimi i Kursit të Këmbimit
- Rimbushje celulari pa kartë (me para cash)
A mund të kryej veprime pa kartë nqs nuk jam klient i BKT-së?
Për jo klient të BKT-së veprimet që mund të kryhen në ATM janë:- Rimbushje celulari pa kartë (me para cash)
- Shikimi i Kursit të Këmbimit
A mund ta ndryshoj PIN-in në ATM?
Ju mund të ndryshoni PIN-in tuaj në çdo ATM të BKT-së në menunë “Më Shumë” / Përditësoni profilin” / “Ndrysho PIN” dhe vendosni PIN-in e ri nga tastiera numerike.Si mund të depozitoj në llogarinë time gjatë ditëve të pushimit?
BKT ofron disa mënyra për të depozituar në llogaritë tuaja rrjedhëse në mënyrë që t’ju shërbejë klientëve 24 orë në 7 ditë të javes. Për të depozituar në çdo ATM të BKT-së duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:- Vendosni kartën e debitit
- Zgjidhni opsionin "Depozito"
- Zgjidhni llogarinë ku dëshironi të depozitoni shumën
- Vendosni paratë horizontalisht në hapësirën përkatëse
- Aprovoni shumën e numëruar prej ATM-së
Kur bëhet e vlefshme për përdorim shuma e depozituar?
Shuma e depozituar në ATM bëhet menjëherë e vlefshme pas depozitimit me sukses në llogarinë tuaj dhe ju mund t’i përdorni fondet për të kryer pagesa,transferta etj.A aplikohet tarifë për përdorimin e ATM-ve?
Të gjitha transaksionet e kryera nëpërmjet kartës së debitit të lëshuara nga BKT në rrjetin e ATM-ve janë falas.Nëse keni një kartë debiti të lëshuar nga BKT në Shqipëri mund të kryeni transaksione në ATM-të e BKT Kosovë pa komision duke aksesuar llogarinë primare të lidhur me kartën. Të gjithë mbajtësit e një Karte Krediti të BKT-së mund ti referohen Kushteve të Punës për përdorimin e Kartës së Kreditit në ATM-të e BKT-së.
Çfarë ndodh nëse një kartmonedhë e depozituar mbetet në ATM për verifikim?
Kartëmonedhat e depozituara të cilat identifikohen nga ATM si të dyshimta do të mbahen nga ATM për investigime të mëtejshme dhe mesazhi informues do të shfaqet në ekran. Kartëmonedhat do të verifikohen për autencitetin e tyre dhe nëse janë të vlefshme do të kreditohen në llogarinë tuaj. Çdo kartëmonedhë e verifikuar si false do të dorëzohet pranë Bankës së Shqipërisë sipas rregullave në fuqi.Çfarë ndodh nëse karta mbahet nga ATM?
Në rast se karta do të mbahet nga ATM, do të bëhet verifikimi i nevojshëm dhe do të kontaktoheni nga banka në momentin e marrjes së kartës. Në çdo rast, mund të raportoni kartën tuaj të mbajtur nga ATM në numrin e Shërbimit të Contact Center +355 (0) 42 266 288.Dëshironi më shumë informacion?
Na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit si adresa e email-it ose info@bkt.com.al, Shërbimi Whatsapp +355674000018, Shërbimi i Degës Internet menu “Kontakt”, Shërbimi i aplikacionit BKT Smart, menu-ja “Kërkesat”, Faqja zyrtare e BKT etj.Për të marrë informacion mbi llogarinë tuaj dhe kartat e kreditit pa u lidhur me agjentin përdorni shërbimin IVR si dhe kontaktoni numrin për shërbimin e klientit +355 (0) 42 266 288.
Për më shumë informacione dhe mënyrën e përdorimit të ATM-ve të BKT-së ju lutem referohuni manualit të detajuar dhe videove ilustruese në MANUAL PËRDORIMI | Banka Kombetare Tregtare (bkt.com.al).
Për kushte specifike mbi transaksionet e ofruara nga Banka Kombëtare Tregtare ju lutem referohuni Kushteve dhe Termave të punës të Bankës.