Pagesë Automatike Fature
Pagesë Automatike Fature - Fito deri në 30, 000 ALL nga pagesa automatike e faturave.
Çmimi do te jete: kthimi i vlerës të shumës së faturës të Pagesës Automatike të ekzekutuar gjatë periudhes 3 mujore për kontratat e reja të hapura gjatë vitit 2017 nga llogarite e klientëve individ.
Ne llogarine e klienti që shpallet fitues do te kreditohet të gjitha faturat e paguara automatiksht per atë periudhë të klasifikuara te vlefshme për shorteun. Totali i shumave të faturave që do të rimbursohen nga banka është maksimalisht deri në 30.000 ALL.
Çdo ekzekutim mujor i kontratës (me shumat përkatëse) të Pagesës Automatike të faturës të hapur brenda vitit 2017 do të klasifikohet si "një biletë" pjesëmarrje në llotari.
Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda 3 muajve (kalendarik), dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhen një (1) fitues në cdo tremujor respektivisht: Shkurt, Maj, Gusht dhe Nëntor 2017
Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës. Numër minimal transaksionesh për 3 mujor nuk ka. Numri i transaksioneve do të jete kumulativ per 3 muaj të njëpasnjëshëm.