Aktivitete Promocionale 2026

Aktivitetet Promocionale 2026

BKT shpërblen klientët e saj besnikë
Banka Kombëtare Tregtare ju fton të bëheni pjesë e Aktiviteteve Promocionale 2026, një seri shortesh shpërblyes që synojnë nxitjen e përdorimit të shërbimeve bankare dhe kanaleve dixhitale të BKT-së.

Çdo klient që plotëson kriteret përkatëse për secilin çmim bëhet automatikisht pjesë e shorteut, pa pasur nevojë për aplikim të veçantë. Për çdo klient që përmbush kriteret gjenerohet një biletë pjesëmarrëse, e cila bëhet pjesë e shorteut përkatës.

Autorizimi i Aktiviteteve Promocionale

Aktivitetet promocionale janë autorizuar nga Ministria e Financave me autorizimin me numër protokolli 2405/1, 4 Dhjetor 2025.
 

Forma e Aktiviteteve Promocionale

Aktivitetet Promocionale 2026 organizohen në formën e lotarisë, ku:
  • çdo klient që plotëson kriteret gjeneron një numër bilete;
  • biletat grumbullohen sipas periudhave të përcaktuara;
  • fituesit përzgjidhen në mënyrë rastësore, përmes shortit transparent dhe të dokumentuar.

Kohëzgjatja e Aktiviteteve Promocionale

1 Janar 2026 – 31 Dhjetor 2026
 
Shorti i fundit për periudhën Tetor - Dhjetor 2026 do të zhvillohet në 11 Janar 2027.
 

Aktivitetet Promocionale dhe Çmimet

Gjatë vitit 2026 do të ketë 16 fitues gjithsej, të ndarë në kategoritë e mëposhtme:
 
Laptop – 4 fitues
 
Për individët që:
 
  • janë regjistruar si klientë të BKT-së në mënyrë dixhitale përmes BKT Smart gjatë 3 muajve të fundit;
  • kanë kryer të paktën 1 transaksion me vlerë minimale 1,000 Lekë.
 
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
 
 
Tablet – 4 fitues
 
Për klientët që:
 
  • janë përdorues të rinj të aplikacionit BKT Smart gjatë 3 muajve të fundit.
 
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
 
Fituesit e këtij çmimi përjashtohen nga shortet pasardhëse për të njëjtin çmim gjatë vitit.
 
 
Apple iPhone 16 (512GB) – 4 fitues
 
Për klientët që:
 
  • kanë kryer transaksione financiare me vlerë minimale 1,000 Lekë në BKT Smart gjatë 3 muajve të fundit;
  • përjashtohen këmbimet valutore dhe pagesat automatike të kontratave të regjistruara jashtë periudhës së konsideruar për shorteun.
 
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
 
Fituesit përjashtohen nga shortet e mëtejshme për këtë çmim gjatë vitit.
 
 
“Bonus për ty” – 4 fitues
 
Për klientët që:
 
  • kanë kryer transaksione pa kartë në ATM gjatë 3 muajve të fundit.
 
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
 
Fituesit përjashtohen nga shortet e mëtejshme për këtë çmim gjatë vitit.
 

Mekanizmi i përzgjedhjes së Fituesve

  • Çdo klient i vlefshëm për të përfituar merr një numër serial, i cili shërben si biletë pjesëmarrëse.
  • Fituesit përzgjidhen në mënyrë rastësore, përmes shortit me globe numerike.
  • Procesi zhvillohet nga një komision i posaçëm i BKT-së, me transparencë të plotë.

Njoftimi dhe tërheqja e Çmimeve

  • Fituesit kontaktohen nga Contact Center i BKT-së: +355 4 22 66 288.
  • Çmimet fizike tërhiqen në Zyrën Qendrore të BKT-së ose në degë.
  • Bonuset monetare kreditohet direkt në llogarinë rrjedhëse ose të kursimit.
  • Afati për tërheqjen e çmimit: 3 muaj nga data e shpalljes.
  • Në mungesë të paraqitjes brenda afatit, çmimi humbet.

Shpallja e Fituesve

Lista e fituesve publikohet në faqen zyrtare të BKT-së sipas këtij kalendari:
  • 21 Prill 2026
  • 20 Korrik 2026
  • 19 Tetor 2026
  • 18 Janar 2027

Tatimi mbi te Ardhurat

Të gjitha çmimet e përfituara nga aktivitetet promocionale janë subjekt i Tatimit mbi të Ardhurat në Burim, sipas legjislacionit në fuqi.
 

Kushte të Përgjithshme

  • BKT rezervon të drejtën të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë aktivitetet promocionale për arsye madhore.
  • Stafi i BKT-së përjashtohet nga pjesëmarrja në aktivitetet promocionale.
  • Rregullorja e plotë e aktiviteteve promocionale është e publikuar në faqen zyrtare të bankës.