Cmimi Laptop

Çmimi “Laptop”

Ky çmim u dedikohet individëve që janë regjistruar si klientë të Bankës Kombëtare Tregtare në mënyrë dixhitale përmes BKT Smart.

Kriteret e Përfitimit

Veprime të vlefshme:
Klientët që janë regjistruar si klientë të BKT-së në mënyrë dixhitale përmes aplikacionit BKT Smart gjatë 3 muajve të fundit dhe kanë kryer të paktën 1 transaksion financiar me vlerë minimale 1,000 Lekë në të njëjtën periudhë.

Gjenerimi i biletave pjesëmarrëse:
Për çdo klient që plotëson kriteret brenda periudhës së konsideruar do të gjenerohet 1 biletë pjesëmarrëse në shortin shpërblyes.

Përdorues aktivë:
Klientët duhet të jenë përdorues aktivë të BKT Smart në datën e gjenerimit të raportit të fushatës promocionale për periudhën përkatëse.

Përjashtime:
Klientët e rinj që janë staf i BKT-së përjashtohen nga ky çmim.

Datat e Shortit për vitin 2026
14 Prill 2026 – për periudhën Janar, Shkurt, Mars 2026
13 Korrik 2026 – për periudhën Prill, Maj, Qershor 2026
12 Tetor 2026 – për periudhën Korrik, Gusht, Shtator 2026
11 Janar 2027 – për periudhën Tetor, Nëntor, Dhjetor 2026