Pagesa Periodike
Çfarë është një urdhër pagese periodike?
Udhër pagesa periodike është një urdhër që ju i jepni bankës për të kryer një pagesë fikse drejt një llogarie të një klienti tjetër ose drejt një llogarie tjetër tuajën në BKT periodikisht, rregullisht në një hapësirë kohore të caktuar. Urdhër pagesa periodike është mënyra më e mirë për të paguar: Qiranë, Abonimin, Kuotën e anëtarësimit, Tarifën e shkollës, Primin e siguracionit etj.
Si mund të krijoj një urdhër pagese periodike?
Duke u paraqitur vetëm njëherë në degët tona, ju mund të urdhëroni BKT të transferoj nga llogaria juaj drejt një llogarie përfituese të përzgjedhur prej jush një shumë fikse periodikisht me ose pa datë mbyllje (përfundimi). Pagesat do të merren prej llogarisë tuaj në datat e kërkuara prej jush (psh. çdo muaj)
Si mund të mbyll një urdhër pagese periodike?
Urdhër pagesa periodike nuk mund të anulohet online. Për të mbyllur urdhër pagesën periodike ju duhet të vizitoni degën më të afërt të BKT.
Si mund të verifikoj nëse pagesa periodike është ekzekutuar?
BKT ofron mundësinë për tu informuar në çdo kohë nëpërmjet “Njoftimit në BKT Smart” kur pagesa periodike ekzekutohet. Ju nevojitet vetëm të regjistroheni në aplikacionin BKT Smart, i cili mund të shkarkohet në celularin tuaj Android (PlayStore) ose iOS (AppStore).
Cili është ndryshimi midis debitimit direkt dhe pagesës periodike?
Debitimi Direkt është një metodë pagese ku ju autorizoni një kompani për të tërhequr para prej llogarisë tuaj dhe ti paguaj ato në llogarinë e saj. Shumë kompani ofrojnë zbritje ose kushte perferenciale për klientët të cilët zgjedhin debitimin direkt si metodë pagese, duke e bërë këtë metodë në një metodë ideale për pagesën e faturave utilitare si energjia elektrike etj.
Pagesa Periodike është një urdhër që ju i jepni bankës për të paguar një shumë fikse parash dikujt nga llogaria juaj në BKT periodikisht. Pagesat do të merren prej llogarisë tuaj në datat e kërkuara prej jush (psh. çdo muaj)