Përfito llogari pa komision mujor!
Bëhuni klientët më aktivë në BKT!
Përdor Kartën e Kreditit Prima të BKT-së, paguaj faturat në mënyrë automatike, kryej dhe kontrollo transaksione në kanalet online në Dega ‘Internet’ apo BKT Smart dhe llogaria juaj do të jetë pa komision mujor.
Paketa ‘Active Pack’ konsiston në mosaplikimin e komisionit mujor të mirëmbajtjes së llogarisë prej 150 lekë, nëse klienti përmbush kushtet si më poshtë:
- Klienti duhet të ketë një Kartë Krediti Aktive, me të cilën ka kryer të paktën një transaksion në 30 ditët e fundit.
- Klienti duhet të ketë një kontratë Pagesë Automatike Faturash Aktive, që është ekzekutuar 30 ditët e fundit.
- Klienti duhet të jetë Përdorues Aktiv i Kanaleve Online (Ebank/BKT Smart), dhe ka kryer të paktën një transaksion në 30 ditët e fundit në kanale online.
*Nëse klienti nuk zotëron produktet/shërbimet si më sipër, mund të aplikojë pranë çdo dege të BKT-së për ti marr ato.
*Llogaria e përzgjedhur nga e cila nuk do të aplikohet komisioni mujor i mirëmbajtjes do të jetë llogaria në Lekë e klientit e lidhur me kontratën e pagesës automatike të faturave.
*30 ditët e fundit përfshijnë ditët nga data 20 e muajit paraardhës deri në datë 20 të muajit aktual.