Shkëmbimi Automatik i Llogarive Financiare

Shkëmbimi Automatik i Llogarive Financiare

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, datë më 30.01.2020, që synon:

  • sigurimin e zbatimit të Konventës për Ndihmën e Ndërsjellë Administrative në Çështje Tatimore,
  • marrëveshjen shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare,
  • shmangien e mashtrimit tatimor dhe të evazionit fiskal, si dhe
  • përmirësimin e pajtueshmërisë tatimore kombëtare e ndërkombëtare,

Banka Kombëtare Tregtare sha ka detyrimin e zbatimit të tij dhe aktet nënligjore të derivuara në referencë të tij.

Për këtë qëllim, Banka Kombëtare Tregtare është e angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj, që i referohen zbatimit mbi Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS- Common Reporting System) të OECD-së  mbi shkëmbimin automatik të informacionit për identifikimin e:

  • Rezidencës Tatimore të llogarimbajtësit

dhe

  • Numrin e Identifikimit të Tatimpaguesit të llogarimbajtesit.

Të dhënat e mësipërme do të jetë e nevojshme të deklarohen nga çdo klient i bankës duke plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat e tij personale.

Përse duhet të plotësoj vetëdeklarimin në bankë?

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, Klienti mban vetë përgjegjësi mbi deklarimin apo mosdeklarimin e Rezidencës Tatimore dhe Numrit të Identifikimit Tatimor.
Çdo klient i Bankës do të ketë përgjegjësinë personale mbi vërtetësinë e informacionit që deklaron.

Ku dhe kur duhet të plotësoj formularin e vetëdeklarimit?

Në çdo kohë, duke u paraqitur në degën tuaj më të afërt me mjetin tuaj të identifikimit: Kartë Identiteti ose Pasaportë e vlefshme.

Vetëdeklarimi mund të bëhet dhe nga një person tjetër të cilin ju e keni autorizuar me prokurë të posaçme për të kryer këtë veprim.

Për këtë arsye, jeni të lutur të njiheni paraprakisht me kërkesat e këtij ligji dhe të paraqiteni personalisht ose i përfaqësuar me prokurë në çdo degë të BKT-së, për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore.

*Për më shumë informacion dhe nëse keni pyetje që lidhen me plotësimin e këtij formulari, përcaktimin e rezidencës tatimore apo mënyrën e klasifikimit të subjekteve ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të OECD-së  www.oecd.org ose konsultohuni me një konsulent fiksal/ autoritetet tatimore locale ose referojuni faqes zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Shqipëri https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit