Si na ndihmon bankingu digjital për t’u mbrojtur nga Korona Virus-COVID-19?
COVID-19 ose korona virus siç është i njohur gjerësisht është një nga temat më të përfolura të momentit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vazhdon të publikoj çdo ditë artikuj jo vetëm për përhapjen e mëtejshme të këtij virusi të ri, por edhe këshilla të vazhdueshme se si mund të mbrohemi prej tij duke respektuar kushtet e higjienës dhe duke shmangur kontaktin e shpeshtë njerëzor.Me identifikimin e rasteve të para me korona virus në Shqipëri, Banka Kombëtare Tregtare do të përmbledhë në këtë artikull disa fakte dhe këshilla të mbështetura në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për mënyrën se si mund të përdoni shërbimet dhe produktet Bankare për t’u mbrojtur nga ky virus. Nga studimet paraprake të OBSH rezulton se:
- Sendet e përdorimit të përditshëm janë një përcjellës shumë i mirë i virusit COVID-19. Nga një studim i publikuar edhe në Daily Mail cilësohet se ky virus mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta nga 2 orë deri në 9 ditë.
- Risku i marrjes së korona virus nga shkëmbimi i objekteve me njeri-tjetrin është i konsiderueshëm. Objektet që përdoren nga shumë njerëz në jetën e përditshme si dorezat e dyerve, butonat e ashensorëve, kartëmonedhat, faturat dhe çdo objekt tjetër që qarkullon në duar të ndryshme duhet të përdoren në mënyrë të kujdesshme.
- Kontakti njerëzor në ambiente publike, institucione, banka etj na ekspozon më tepër ndaj korona virusit.
Zëdhënësi i Organizatës Botërore të shëndetit theksoi se përdorimi i kartave “contactless” e minimizon riskun e transmetimit të virusit. Duke përdorur kartat “contactless”, që do të thotë përdorimi i kartës për blerje pa patur kontakt nga shitësi apo terminali i shitjes si edhe pa u nevojitur nënshkrimi i faturës mund të parandalojë përhapjen e korona virus. Gjithashtu këshillohet që njerëzit të shmangin ambjentet publike dhe të kryejnë veprimet e përditshme në shtëpitë e tyre.
Banka Kombëtare Tregtare me anë të produkteve dhe shërbimeve që ofron për klientët dhe në përputhje me udhëzimet e OBSH sugjeron të gjithë klientët që të ndjekin me devotshmëri produktet e mëposhtme për të shmangur transmetimin dhe prekjen nga COVID-19:
- Përdorni Kartat e Debitit dhe Kreditit MasterCard Contactless të lëshuara nga BKT për të bërë blerje (kujdes: nëse paguani me kartat Contactless nuk është e nevojshme të firmosni faturën).
- Shmangni kontaktin dhe ambjentet në degët e bankave dhe përdorni kanalet digjitale online për të kryer veprimet dhe transaksionet e përditshme bankare si Internet Banking dhe BKT Smart.
- Nëse ju nevojitet të rimbushni celularin tuaj apo të aktivizoni një paketë të secilit prej operatorëve celularë në Shqipëri mund ta kryeni direkt nga aplikacioni BKT Smart.
- Çdo pagesë apo transfertë drejt palëve të treta mund të kryhet në Degën Internet ose BKT Smart.
- Nëse keni nevojë për informacione të tjera shtesë ose për të kontaktuar me një bankier telefononi 24 orë në 7 ditë të javës në numrin 042 266 288 ose na shkruani në WhatsApp në numrin 0674000018.