Si të kurseni para gjatë rinovimit të shtëpisë?
Jeni duke planifikuar të rinovoni shtëpinë sepse keni disa vite dhe orenditë jane vjetëruar, apo tualeti juaj i pikon komshiut dhe gjithçka është tepër emergjente atëherë mbani parasysh disa pika për të mos shpenzuar vlera të papërshtatshme për xhepin tuaj.
Vendosni një buxhet
Sigurisht që nuk është kaq e thjeshtë vendosja e një buxheti por përpara se të nisni të bëni rinovimin bëni disa studime mbi vlerat e çmimeve në treg. Ju mund të gjeni informacion duke u paraqitur në pikat e shitjes me pakicë pranë qyteteve tuaja ose mund te gjeni informacion mbi çmimet në faqet zyrtare të internetit të kompanive të ndryshme që shesin produktet për të cilat ju jeni të interesuar.
Rendisni në një listë produktet që ju doni të blini si edhe një çmim mesatar për secilin produkt pa harruar në këtë listë edhe koston e punëtorëve që do të punojnë në shtëpinë tuaj.
Për çdo të papritur mund të përcaktoni një buxhet rezervë i cili të jetë në një vlerë përafërsisht 10-15 % të kostos totale të listës së çmimeve që ju ndërtuat.
Planifikoni ku do ti gjeni paratë.
Në momentin që përcaktuat buxhetin atëherë është me rëndësi të përcaktoni cilat do të jenë mënyrat që do të gjeni paratë.
Ju mund të shpenzoni paratë tuaja të cilat i keni vendosur si depozitë në bankë, por mbani në vemendje që pas rinovimit s’do të keni më para dhe sigurisht që nuk është kaq e thjeshtë të kursesh, ndërkohë keni humbur edhe interesat që do të fitonit nga depozita. Prandaj ju mund të merrni një kredi ku peng mund të vendosni depozitën tuaj dhe me përfundimin e kredisë ju keni edhe paratë tuaja edhe shtëpinë e rinovuar.
Rinovoni pjesërisht
Blerjet bëhen me kosto më të ulët nëse investoni menjëherë duke qënë se blini me shumicë dhe sigurisht çdo tregtar do t’ju ofronte ulje, por mbani parasysh që kur të filloni procesin mos ta beni të gjithë shtëpinë si kantier ndërtimi. Kjo do t’ju marri më tepër kohë dhe do t’ju shkaktojë më tepër stress, nëse nuk keni një vend tjetër ku të qendroni, ose do t’ju shtojë më tepër shpenzimet duke marrë përkohësisht një ambjent me qera. Filloni nga hapësira që është më tepër emergjente përfundoni atë dhe më tej vazhdoni me hapësirat e tjera.
Bëni sa të mundeni vet
Kjo këshillë vlen edhe për ata të cilët mendojnë që nuk janë të prirur për punë rinovimi, por mbani në konsideratë që çdo gjë është kosto. Nëse ju mendoni që nuk mund të shtroni pllakat apo të bëni lidhjet elektrike, dakort deri këtu keni të drejte, ama ju mund të hiqni mbeturinat pa qënë nevoja të paguani dikë që ta bejë këtë ose materialet mund ti transportoni me makinën tuaj duke kursyer paratë e transportit etj.
Ripërdorni disa nga materialet
Nëse juve tualeti juaj pikon por kjo vjen nga tubacionet dhe jo nga kabina e dushit atëherë mund të konsideroni që ta ripërdorni atë pas rregullimit të tubacioneve.
Ndërkohë nëse po rinovoni ambientin e ndenjes sepse mobiljet janë vjetëruar apo dëmtuar atëherë mund të mendoni që ti shisni ato në tregun e sendeve të përdorura, edhe kjo eshte një formë ripërdorimi.
Prisni periudhën e uljeve
Ka sezone të caktuara të cilat kanë ulje dhe këto mund t’ju kursejnë shumë para në rastet e investimeve të mëdha. Ndërkohë BKT kryesisht me produktin e Kartave të Kreditit gjatë sezonit të uljeve bën edhe oferta të tjera të cilat mund të sjellin edhe të tjera përfitime si përzgjedhje të pagesave me këste me 0%, ose të përfitimit të bonuseve eXtra etj.
Zgjidhni produkte klasike
Janë shumë të bukura ato pllakat e reja të cilat janë në modë kohët e fundit me ngjyra të errëta! Dakort edhe mund të jenë të bukura dhe trendy i fundit por problemi qëndron që ato janë të vështira për tu pastruar dhe lënë gjurmën e ujit të dukshme. Gjithashtu e errëta me kalimin e kohës të lodh syrin, kështu që ndoshta do të ishte më mirë të zgjidhnit një ngjyrë më të çelët e cila mund t’ua lehtësoj punën e pastrimit dhe të jetë disi më shplodhëse për syrin, me qëllim që të mos ju lind sërisht dëshira për të rinovuar edhe një herë pllakat vitin tjetër.
Zgjidhni produkte që kursejnë energjinë
Edhe pse mund të jenë më të shtrenjta se ato produktet standarte që kanë dalë në ofertë sërisht në afatgjatë të sjellin kosto më të ulta. Kështu ju sygjerojmë produktet të cilat kursejnë energjinë dhe për më tepër BKT ofron edhe “Kredinë e Gjelbër” e cila është e dedikuar për blerjen e produkteve që kursejnë energjinë.
Sido që të jetë në momentin që doni të bëni rinovime të cilat ndryshojnë strukturën e shtëpisë mos harroni të merrni lejen respektive në bashki.