Terapia falas ndaj COVID-19?!
Ka disa lajme të mira në lidhje me vaksinën kundër Covid 19, por është e qartë se nuk do të ketë zgjidhje për një periudhë afatshkurtër. Ne do të vazhdojmë të ndjekim shifrat e mëdha të të infektuarve dhe do të jemi mirënjohës nëse nuk jemi pjesë e këtyre shifrave. Të vetmet veprime të zbatueshme deri në hapin tjetër janë mbajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe larja e duarve si masa parandaluese. Për të zbutur rrezikun, duhet të pakësojmë ndërveprimin fizik dhe duhet të shtyjmë disa ngjarje shoqërore si festat e ditëlindjes, ceremonitë e dasmës, tubimet shoqërore etj. Të gjitha janë rekomandime të vlefshme, por tashmë kemi filluar të mërzitemi të dëgjojmë gjëra të njëjta përsëri dhe përsëri.
Ku është kura e vërtetë? A duhet të hamë turshi? Apo duhet të përdorim vajin e farës së zezë? Apo është hudhra ajo që ofron mrekulli për Covid? Po përsa i përket vitaminës D ose C dhe aftësisë së tyre për të luftuar me Covid? Ne akoma nuk e dimë! Të gjitha janë spekulime derisa të vërtetohen nga shkencëtarët. Ato mund të jenë të dobishme për të forcuar imunitetin, por janë vetëm sugjerime plotësuese.
Por unë kam eksploruar disa masa paraprake vërtet efektive të cilat nuk kanë të bëjnë me dietën, por kanë të bëjnë me stilin e jetës. Duket si një ushtrim, por nuk do bëni asnjë përpjekje. Ato që ju përdorni janë 10 gishta ose ndonjëherë vetëm 1 gisht. Gjithëçka është vërtetuar shkencërisht. Është "digjital". 😊 Do të preferoja të shpikja një vaksinë ose ilaç, por fatkeqësisht, thjesht mund të lutem për njerëzit që aktualisht po luftojnë kundër Covid.
Në shumë fusha të jetës së përditshme, përdorimi digjital mund të jetë një alternativë e fortë për të qenë larg viruseve. Takimet, shkollimi, shërbimet bankare etj mund të trajtohen në mjedis digjital, megjithëse ka disa mangësi për sa i përket përmbajtjes së shërbimit. Shërbimet bankare janë shërbimet më të gatshme dhe më të plota në krahasim me fushat e tjera të jetës së përditshme për shkak të investimeve të larta në teknologji nga sektori bankar. Shumica e transaksioneve bankare mund të bëhen përmes Mobile Banking ose Internet Banking pa ndërveprime njerëzore. Siç dhe të gjithë e dimë, duke vizituar një degë, duke ecur ose drejtuar makinën deri në degë, duke pritur në rradhë (gjatë këtyre ditëve edhe jashtë degëve të bankës) dhe duke bërë transaksionin, është me të vërtetë e mërzitshme, kohë e kushtueshme dhe e rrezikshme gjatë pandemisë. Veçanërisht për transaksionet e thjeshta është vërtet e pavlefshme.
Si klient i BKT, unë jam duke përdorur BKT Smart. Përmes aplikacionit mund të kryej një shumëllojshmëri transaksionesh, ku përveç transfertave ndërkombëtare të parave dhe transfertave në valutë, pjesa tjetër është falas. Jam duke menduar se ajo që më jepet falas në jetën time, është thjesht ajër i pastër dhe dashuri nga familja ime; më duhet të paguaj për pjesën tjetër dhe për këtë arsye e dua BKT. Kur vëllai im më dërgon para nga Gjermania, nuk kam nevojë të shkoj në ndonjë zyrë këmbimi sepse kurset e këmbimit janë të ngjashme ose ndonjëherë më të mira se zyrat e këmbimit në kanalet digjitale të BKT. Unë mund të përdor kartën time të debitit për të tërhequr para me këmbim automatik dhe mund ta përdor këtë kartë kudo pa kontakt. Edhe ATM-të po pranojnë para për të depozituar në llogari, për të bërë transaksione të tjera, por unë përdorur letra të lagura para se të përdor ATM-në ose përdor vetëm gishtin tim të vogël për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm. Edhe pse bankat po pastrojnë me dezinfektues, nuk më mjafton! Unë mund të rimbush telefonin tim celular dhe të fitoj giga falas dhe për më tepër unë mund të paguaj të gjitha faturat e mia të shërbimeve nga celulari. Në fakt mund të jetë më mirë të paguaj automatikisht duke përdorur debitimin direkt, por unë nuk preferoj të paguaj të gjitha faturat e familjes sime sepse është më mirë të marr para nga babai im dhe të paguaj përmes mënyrës Smart. 😉
Misioni im është të trainojë njerëzit në lidhje me mënyrën e përdorimit të bankingut digjital. Nxënësi im i parë është babai im. Mësimi i parë lidhej me mënyrën e aksesimit të BKT Smart Business dhe më pas i mësova se si të paguante taksën duke skanuar barkodin përmes BKT Smart. Gjithcka është mjaft e lehtë dhe falas për minimarketin e tij. Secili prej nesh ndihet më mirë shpirtërisht kur ka mbaruar detyrën brenda disa sekondave dhe pa kosto. Mendoj se mund të forcojë edhe imunitetin. 😊
Ekziston një paragjykim që bankingu digjital mund të përdoret vetëm nga gjenerata e re. Nuk është e vërtetë! Unë kam trajnuar babanë tim që është 62 vjeç dhe ai po u tregon miqve të tij se si ai përdor BKT Smart. Ai përdor BKT Smart dhe depoziton para përmes ATM-ve në mënyrë që kur mbyll dyqanin të mos ketë para brenda tij.
Ekziston realiteti që adaptimi i gjeneratës së vjetër kërkon më shumë kohë, por nuk e ndryshon domosdoshmërinë e bankingut digjital për të gjithë. Të jesh digjital është e pashmangshme dhe madje, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, më e shëndetshme për ne të gjithë.
S.Shehu