1. Cilat janë kushtet dhe çfarë dokumentacioni nevojitet?
Kushtet e kredisë dhe dokumentacionin e nevojshëm mund ta gjeni duke klikuar në linkun:
Kredi me Peng Depozite/Titull Qeveritar
2. Çfarë kolaterali kërkohet për këtë kredi?
Si garanci BKT do të kërkojë pengun e Depozitës në BKT/titullit qeveritar e cila do të mbulojë kredinë minimalisht në masën 110%.
3. A mund të përfitoj nga kjo kredi nëse kam një depozitë /titull qeveritar pranë një institucioni tjetër financiar?
Jo, nga kjo kredi mund të përfitojnë vetëm klientët të cilët disponojnë depozitë në BKT ose kanë investuar në tituj qeveritar nëpërmjet BKT-së.
4. A duhet të marr kredinë në të njëjtën monedhë që kam depozitën?
Monedha e kredisë nuk është e kushtëzuar nga monedha në të cilën është investuar depozita.
5. A është i njëjtë afati i kredisë me afatin e depozitës?
Afati i kredisë nuk është i kushtëzuar nga afati në të cilën është investuar depozita/ tituli qeveritar.
6. A mund të humbas interesat e gjeneruara nga Depozita/ Tituj qeverie nëse bllokoj depozitën/titullin qeveritar?
Interesat e depozitës /titullit qeveritar mund të tërhiqen në çdo moment.
7. Mund të kryej tërheqje të plotë ose të pjesshme të depozitës ndërkohë që kredia me peng depozite/titull qeverie është aktive?
Për sa kohë kredia është aktive depozita/ titulli i qeverisë qëndron e barrësuar në favor të BKT-së. Megjithatë klienti ka të drejtë të bëjë kërkesë e të tërheqë pjesë të depozitës.
8. Cila është mënyra e ripagimit të kredisë me peng depozite/titull qeverie?
BKT ofron 2 mënyra ripagimi për këtë kredi: Kredi me këste të barabarta mujore ku përfshihet interesi dhe principali ose kredi me shlyerje variable ku interesi do të paguhet çdo muaj, ndërsa principali paguhet sipas preferencave të klientit.