Përshkrimi i produktit
Nëpërmjet kredisë konsumatore te siguruar me kolateral synohet të përmbushen nevojat personale të klientëve për: kredi për blerje pajisjesh profesionale, mobilje për shtëpi, edukim, shëndet, pushime, blerje makine të përdorur, blerje borxhi të marrë nga një bankë tjetër ose për qëllime të tjera të cilat nuk bien ndesh me politikat e kredisë individuale të Bankës.
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.
“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.07.2023 është 3.21%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.07.2023 është 4.11%

Afatet dhe Kushtet
Afatet dhe kushtet | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
Lloji i Produktit | Kredi Konsumatore me Kolateral | |||||
LTV Shumë Kredie /Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral | 70% (por jo më shumë se vlera totale e përcaktuar në preventiv/fature etj) Për llojin e kolateralit Tokë Bujqësore shuma e vlerës së kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 50%. |
|||||
Formula e normës së interesit në monedhën Lekë | Klientë Pagamarrës në BKT: 3.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 2.5% jo më pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të Tjerë: 4% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 3% jo më pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
|||||
Formula e normës së interesit në monedhën Euro | Klientë Pagamarrës në BKT: 4% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 3.5% jo më pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të Tjerë: 4.5% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 4% jo më pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
|||||
Afati i kredisë | Deri në 10 vjet për Monedhën Lekë Deri në 10 vjet për Monedhën Euro |
|||||
Shuma maksimale e kredisë | Deri në 6,000,000 Lekë / EUR 50,000 | |||||
Komisioni i Disbursimit të Kredisë | Fillon nga 1% e shumës së kredisë 0% për blerje kredie nga banka të tjera (vetëm në rastet kur kontrata e kredisë që do të blihet përmban komision ripagimi të parakohshëm) |
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi Konsumatore me Kolateral.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.