Pyetjet më të shpeshta

1. Cilat jane kushtet dhe cfare dokumentacioni nevojitet per kredine e gjelber?

Kushtet e kredisë dhe dokumentacionin e nevojshëm mund ta gjeni duke klikuar në linkun:

Kredi e Gjelbër

 

2. Cfare eshte kredia e gjelber?

Kredia e Gjelbër është një kredi që përdoret me qëllim përmirësimin e kushteve të ambjenteve ku banoni, nëpermjet sistemeve të eficiencës së energjisë.

3. Cila është vlera maksimale e kësaj kredie?

Shuma maksimale e ofruar për këtë produkt është 6,000,000 Lekë

4. A nevojitet kolateral për kredinë e gjelbër?

Për shumën mbi 2,000,000 Lekë është e domosdoshme ofrimi i kolateralit të një pasurie të paluajtshme.

5. Kush mund te përfitojë nga Kredia e Gjelbër?

Nga kredia e gjelbër mund të përfitojnë të gjithë individët që duan të investojnë në shtëpitë apo ambientet e zyrave në produkte apo sisteme që realizojnë kursimin e energjisë, të cilët kanë të ardhura nga paga, qeraja ose të ardhura nga kryerja e një aktiviteti të licensuar (vetëm profesionistët e vetëpunësuar si: avokatë, mjekë, etj).


 
 
APLIKO TANI