Çmim për klientët që janë ose bëhen pagamarrës në BKT – Fito 12,500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv
Ky çmim do të përzgjidhet nga grupi i klientëve pagamarrës ekzistues ose pagamarrërs të rinj që kanë të paktën një kreditim page në BKT gjatë periudhës së llotarisë.
Klienti që shpallet fitues i shorteut fiton 12,500 lekë cash back në llogarinë e kursimit për çdo produkt aktive të listës më poshtë që ka me bankën deri në datën e hedhjes së shorteut.
Lista e produkteve të cilat klienti pagamarres duhet të ketë në BKT, për të patur mundësinë e përfitimit të cash back të shumëfishtë është si më poshte:
- Kalim Page
- Overdraft- Paradhënie Bankare
- Kartë Krediti
- Llogari Kursimi
- artë Debiti
- Kredi
- Depozitë
- Debitim Direkt
Lista e vlefshme e klientëve që përmbushin këto kritere do të përgatitet në fund të çdo tremujori. Çdo klient do të ketë një biletë pjesmarrje.
Nga biletat e gjeneruara nga kjo listë do të përzgjidhet një (1) fitues në çdo 3 mujor respektivisht: Mars, Qershor, Shtator Dhjetor 2018.