Pagesë Automatike Fature - Fito deri në 10, 000 ALL nga pagesa e faturave automatike
Çmimi do të jetë: kthimi i vlerës të shumës për faturën e Debitimit Direkt të ekzekutuar gjatë periudhës 3 mujore, për kontratat e reja të hapura gjatë vitit 2018 nga llogaritë e klientëve individ.
Në llogarinë e kursimit të klientit që shpallet fitues, do të kreditohet shuma e të gjitha faturave të paguara automatiksht, për atë periudhë të klasifikuara të vlefshme për shorteun. Totali i shumave të faturave që do të rimbursohen nga banka është maksimalisht deri në 10,000 ALL.
Shuma e fituar do të kreditohet në llogarinë e kursimit që klienti ka. Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet/BKT Smart ose pranë degës më të afërt.
Çdo ekzekutim mujor i kontratës (me shumat përkatëse) të Debitimit Direkt të hapura brenda vitit 2018 do të klasifikohet si "një biletë" pjesëmarrje në llotari.
Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda 3 muajve (kalendarik), dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhen një (1) fitues në çdo tremujor respektivisht: Prill, Korrik, Tetor 2018 dhe Janar 2019.
Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës. Numër minimal transaksionesh për 3 mujor nuk ka. Numri i transaksioneve do të jete kumulativ per 3 muaj të njëpasnjëshëm.