Organizohet nje loje promocionale, ku çdo transaksion i kryer me anë të kartave së Kreditit Prima MasterCard, Prima Visa, Debit MasterCard,Visa Electron dhe Maestro të BKT-së është një “biletë” pjesëmarrjeje.
Çdo transaksion i vlefshëm gjeneron një numër i cili vlen si një numër bilete për lojën promocionale. Pra një kartëmbajtës mund të ketë aq shanse sa transaksione kryen me kartë. Të gjitha transksionet e vlefshme të çdo muaji grumbullohen në bazë kalendarike dhe me biletat e gjeneruara nga këto transaksione përzgjidhen 10 fituesit për çdo muaj.
Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në lojën promocionale duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
Çdo kartë duhet të kryejë 1 ose më shumë transaksione të vlefshme në muaj që të jetë pjesëmarrëse në lojen promocionale.
Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës.
Të vlefshme konsiderohen blerjet me kartat Prima dhe BanKomaT në te gjithe POS fizik dhe online dhe tërheqjet Cash vetem me kartat Prima në çdo ATM.
Vlera maksimale e një transaksioni që të jetë pjesëmarrës në lojën promocionale nuk ka, por maksimumi i vlerës që kartëmbajtësit mund t’i kthehet mbrashpt si kreditim është 200,000 Lekë. Në rast se transaksioni ka vlerë më të madhe se 200,000 Lekë, ai është pjesëmarrës në lojën promocionale, por nëse shpallet fitues merr maksimalisht 200,000 Lekë kreditim në kartë/llogari për atë transaksion. Vlera minimale për transaksion është 250 Lekë.
Nëse një individ zotëron më shumë se një kartë të BKT-së, ai mund të jetë pjesëmarrës në lojë me të gjitha kartat që zotëron, mjafton që transaksionet e kryera me to të përmbushin kriteret.
Kartat shtesë do të jenë pjesëmarrëse në lojë së bashku me kartat kryesore. Nëse përzgjidhet fitues transaksioni i bërë me kartë shtesë, çmimi do t’i takojë kartëmbajtësit kryesor, i cili është edhe përgjegjës për gjithë detyrimet e kartës shtesë.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të jenë pjesëmarrëse si të gjithë klientët e tjerë individ.
*Çdo muaj funksionon vetëm me transaksionet e kryera brenda atij muaji. Transaksionet nuk akumulohen në muajt e tjerë dhe ato zerohen në fund të tij. Pra kushtet vlejnë për çdo muaj veç e veç dhe numri i transaksioneve rinovohet në fillim të çdo muaji të ri.
Pjesëmarrësit do të jenë:
Të gjitha Kartat e Kreditit MasterCard Standard, MasterCard Gold, Visa Classic, Visa Gold, Debit MasterCard, VISA Electron dhe Maestro, të lëshuara nga BKT.
Nëse një person zotëron më shumë se një kartë të BKT-së, ai mund të jetë pjesëmarrës në lojë me të gjitha kartat që zotëron, mjafton që transaksionet e kryera me to të përmbushin kriteret.
Pjesëmarrëse në lojë do të jenë si kartat kryesore, ashtu edhe kartat shtesë, por në rastet kur përzgjidhet fitues transaksioni i bërë me kartë shtesë, çmimi do t’i takojë kartëmbajtësit kryesor, i cili është edhe përgjegjës për gjithë detyrimet e kartës shtesë.
Kartat që i përkasin stafit të BKT do të jenë pjesëmarrëse në lojë si të gjitha kartat e tjera.