Çmimi “Pagesa e një siguracioni TPL” për klientë që kryejnë pagesën e sigurimit TPL të makinës në BKT Smart
Klienti që ka kryer të paktën 1 pagesë TPL gjatë 3 muajve të fundit në BKT Smart bëhet automatikisht pjesë e lojës promocionale.Të gjithë klientët që plotësojnë kushtin për numrin e veprimeve të vlefshme do të mblidhen brenda periudhës që do të hidhet loja (sipas datave të përcaktuara), dhe për to do të gjenerohet nga nje biletë pjesëmarrëse në lojë. Klientët duhet të jenë përdorues aktivë në aplikacionin BKT Smart, në ditën e gjenerimit të raportit të lojës për periudhën e përcaktuar për hedhjen e saj.
Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës në të cilën është përcaktuar hedhja e lojës dhe nga “biletat” e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues në çdo lojë të hedhur respektivisht: Mars 2023, Korrik 2023 dhe Nëntor 2023.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së nuk do të jenë pjesëmarrëse në lojë.
* Fituesit e Pagesës së një siguracioni TPL do të përjashtohen nga loja në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).