Për të shmangur humbjen/vjedhjen e kartës ose të informacionit në të, BKT ju këshillon:
- Sapo të merrni kartën tuaj në dorëzim, nënshkruani në anën e pasme të saj;
 - Memorizoni dhe mbani të fshehtë PIN-in tuaj. Ndryshojeni atë sa herë që dyshoni që dikush mund ta ketë kopjuar apo zbuluar. PIN-in mund ta ndryshoni fare lehtë dhe në çdo moment nëpërmjet ATM-ve të BKT-së;
 - Vendosja e numrit PIN në terminalet POS/ATM të mos kryhet nga askush tjetër përveç jush;
 - Gjatë kohës që kryeni një pagesë, sigurohuni që karta të jetë nën vëzhgimin tuaj gjatë gjithë kohës;
 - Mos lejoni askënd tjetër të përdorë kartën tuaj;
 - Mos e përdorni asnjëherë kartën ose PIN-in tuaj në terminale (ATM/POS) të cilat nuk duken të besueshme;
 - Nëse keni dyshime se karta ose informacioni i kartës suaj është vjedhur, kontaktoni menjëherë BKT;
 - Për përdorimin në internet, sigurohuni që faqja ku po kryeni transaksionin të jetë e çertifikuar me SSL, https:// në vend të http://;
 - Kontrolloni vazhdimisht gjendjen e llogarisë suaj nëpërmjet ATM-së ose Degës “Internet”.