Rreth BanKomaT

Rreth Kartës BanKomaT

BanKomaT është kartë debiti e ofruar nga BKT e cila lidhet direkt me llogarinë tuaj, duke ju ofruar akses të plotë të parave tuaja kurdo dhe kudo që ndodheni.

BKT në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare të pagesave Mastercard dhe VISA, ofron kartat e debitit të njohura në tregun ndërkombëtar, Debit MasterCard dhe VISA Electron, të cilat në dorën tuaj vijnë me emrin BanKomaT Debit MasterCard dhe BanKomaT Visa Electron.

Karta BanKomaT është portofoli juaj i ri. Paratë tuaja janë të sigurta dhe përdorimi komod. Me BanKomaT ju mund të tërhiqni para cash nga ATM 24 orë në ditë, 7 ditë në javë si dhe të paguani në çdo pikë shitje apo faqe interneti ku shihni logot MasterCard / Visa Electron si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Nuk është e nevojshme që ju të tërhiqni para për të paguar për blerjet apo shpenzimet tuaja kur mund të paguani direkt me kartë për to në çdo dyqan, agjenci, supermarket, bar restorant, karburant, hotel, etj. të pajisur me POS të BKT apo të çdo banke tjetër. Karta e debitit BanKomaT është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në Internet. BKT ofron shërbimin 3D Secure që karta juaj të jetë më e sigurtë për çdo transaksion të kryer online. Kartën BanKomaT mund ta përdorni për të terhequr lekë ose Euro nga të gjitha ATM-të e BKT-së, jo vetëm nga llogaria kryesore e lidhur me kartën por edhe nga 3 llogari të tjera në një nga monedhat LEK, EUR, USD, CHF dhe GBP.

Ju mund të kontrolloni gjendjen e llogarisë si dhe të verifikoni çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrës së gjendjes së llogarisë (statement), duke pasur një kontroll të plotë të shpenzimeve tuaja.

Avantazhet:

  • Printim falas;
  • Përdorim falas;
  • Praktike, e shpejtë, e lehtë në përdorim;
  • Paratë tuaja janë të sigurta dhe përdorimi komod;
  • Mundësi aksesimi në llogarinë tuaj 24 orë në ditë 7 ditë në javë;
  • Blerje në Internet me siguri të lartë – 3D Secure;
  • Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që mban logot e Maestro dhe Visa Electron.
  • Depozitimi LEK dhe Euro në ATM e BKT-së ku është logo Super BanKomaT.
  • Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj me logot e Maestro dhe Visa Electron.
  • Komision 0% për tërheqje cash nga ATM të BKT-së;
  • Komision 0 % për blerjet ne POS, brenda dhe jashtë vendit;
  • Komision 0 % për blerjet apo rezervimet në Internet;
  • Lidhje me 1 llogari kryesore + 3 llogari dytësore sipas dëshirës;
  • Mundësi tërheqjeje në ALL ose EUR në çdo ATM të BKT-së;
  • PIN-i i ndryshueshëm sipas dëshirës;
  • Kontrolloni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja dhe verifikoni çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrës së gjendjes së llogarisë;
  • Rimbushje celulari në çdo moment nga çdo ATM e BKT-së në Shqipëri.

Përdorimi i kartës

Tërheqje Cash: Futeni kartën në  ATM dhe më pas zgjidhni opsionin e gjuhës, formoni kodin PIN të kartës, zgjidhni opsionin për tërheqje parash. Përfundoni veprimin duke ndjekur udhëzimet që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.

Blerje në POS: Karta futet në terminal nga shitësi (arkëtari), i cili më pas plotëson shumën e pagesës. Veprimi duhet të konfirmohet nga ju duke futur PIN-in e kartës, për të vazhduar më tej me konfirmimin e bankës. Shitësi mund t’ju kërkojë edhe një dokument identifikimi për verifikim. Pasi transaksioni kryhet me sukses, shitësi duhet t’ju japë kopjen tuaj të mandatit. Dhe nëse karta përdoret me shirit magnetik, atëherë duhet të firmosni edhe kopjen e mandatit të tregtarit.

Blerje në Internet: Pasi të konfirmoni blerjen në faqen e zgjedhur të internetit do të ndiqni udhëzimet për të plotëuar të dhënat e kartës dhe për të kryer porosinë. Kartat BanKomaT janë të pajisura me 3D Secure Verified by Visa/MasterCard SecureCode për blerje më të sigurta online në faqet e internetit pjesëmarrëse.

Rimbushje Celulari (Top-Up): Futeni kartën në ATM dhe më pas zgjidhni opsionin e gjuhës, formoni kodin PIN të kartës, zgjidhni opsionin “Rimbushje”. Pas kësaj zgjidhni llogarinë për kryerjen e rimbushjes. Zgjidhni operatorin, vendosni numrin e telefonit (MSISDN) dhe përzgjidhni shumën e rimbushjes. Përfundoni veprimin duke ndjekur udhëzimet që ju shfaqen në ekranin e ATM-së dhe mund të tërhiqni faturën me detajet e rimbushjes.

Veprimet me BanKomaT në ATM-të e BKT-së:

  • Tërheqje në LEK ose EUR falas
  • Verifikim dhe printim të gjendjes së Llogarisë falas
  • Rimbushje celulari pa komision.
  • Verifikim dhe printim të veprimeve të fundit të llogarisë falas
  • Ndryshim PIN-i sipas dëshirës dhe falas
  • Limit ditor për tërheqje deri në 75’000 LEK
  • Nr transaksionesh pa limit

Veprimet në Degën “Internet”:

  • Verifikim i kartave dhe llogarive
  • Lidhje ose ndarje llogarie me kartën