1. Cilat janë kushtet dhe çfarë dokumentacioni nevojitet?
Kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm mund ta gjeni duke klikuar në linkun:
2. Sa është shuma maksimale që mund të marr për rregullim shtëpie?
BKT financon deri në 80% të vlerës së punimeve, por jo më shumë se 60% e vlerës së tregut të objektit që do të rregullohet
3. A mund të aplikoj për kredi rregullim shtëpie nëse prona që do të rregullohet nuk është e njëjtë me kolateralin e ofruar?
Për kredinë për rregullim shtëpie është e preferueshme që të ofrohet si kolateral prona që do të rregullohet. Nëse prona nuk plotëson kriteret për të qënë kolateral (psh. mungesë dokumentacioni ligjor, etj.) atëher klienti mund të ofroj një kolateral tjetër i cili plotëson kriteret.
4. A mund ta përfitoj kredinë pa dorëzanës?
Nëse klienti plotëson kriteret financiare i vetëm, gjithashtu është pronar i vetëm i kolateralit atëher mund të aplikojë i vetëm për kredi. Gjithsesi, gjatë vlerësimit të kërkesës për kredi, banka mund të vendos të kërkojë garanci shtesë ,siç është edhe dorëzania.
5. Çfarë pasurie mund të ofrohet si kolateral për këtë kredi?
Prona e ofruar si kolateral duhet të mbulojë vlerën e kredisë sipas kushteve të produktit dhe të jetë e tregtueshme.
6. Cili burim të ardhurash pranohet për ripagimin e kredisë për Rregullim Shtëpie?
Si burim pranohen të ardhurat e vazhdueshme dhe të qendrueshme nga paga, qeraja dhe aktiviteti (person fizik ose pronar shoqërie). Në çdo rast do të merren në konsideratë të ardhurat që janë deklaruar në bankë për pagën dhe qeranë dhe në organet tatimore për të ardhurat nga aktiviteti.