BKT: Një Vend i Shkëlqyer për të Punuar
Ne jemi krenar për stafin tonë profesional, përpjekjet e të cilit kanë qënë thelbësore për performancën tonë të suksesshme. Këta njerëz të talentuar me profile, aftësi dhe interesa të ndryshme kanë kontribuar për ta bërë BKT-në një ndër institucionet financiare më të njohura, më konkuruese, më të preferuara dhe më të sigurta në Shqipëri.
BKT vlerëson mundimin, kohën dhe përkushtimin që punonjësit e saj tregojnë për të arritur suksesin. Duke e identifikuar këtë synim, BKT beson se vlerësimi i performancës së lartë në punë është thelbësor. BKT ofron kompensim fleksibël dhe brilant paralelisht me paketën e përfitimeve duke synuar plotësimin e nevojave të ndryshme të punonjësve të BKT.
Çfarë e dallon BKT-në si punëdhënëse?
Këta njerëz të talentuar me profile, aftësi dhe interesa të ndryshme kanë kontribuar për ta bërë BKT-në një ndër institucionet financiare më të njohura, më konkuruese, më të preferuara dhe më të sigurta në Shqipëri.
Për të siguruar kënaqësinë dhe besnikërinë e këtyre njerëzve dhe për të kontribuar në mirëqënien e tyre sociale, BKT ka hartuar dhe zbatuar një sërë skemash të reja që e diferencojnë atë nga bankat e tjera në Shqipëri.
BKT është
- Banka e parë në Shqipëri që ofron Sigurimin e Jetës dhe Sigurimin ndaj Aksidenteve gjatë gjithë kohës së punësimit.
- Banka më e mirë në Shqipëri për të thithur, trajnuar dhe promovuar talentet e reja.
- BKT është banka që ofron kredi për shtëpi dhe kredi të tjera për stafin me kushte lehtësuese.
- Banka ofron punonjësve të saj sistemin e atributeve të bazuar në aftësitë dhe arritjet e performancës.
Stafi i BKT përfiton nga Sistemi Bonus si në vijim
- Bonus Performancë e Degës për Tremujorë
- Pagë Suplementare për Pushime
- BKT është punëdhësi më i mirë për Kujdesin për Shëndetin e Stafit duke sjellë mbështetje financiare dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit.
- Stafi i BKT është titulluar të përfitojë të gjithë të drejtat duke u bazuar në Kodin e Punës të Shqipërisë.
- Stafi i BKT është i titulluar të përfitojë të drejta të tjera suplementare nga Manuali i Politikave të Burimeve Njerëzore të BKT