Politikat e Punësimit
Nëse ju pëlqen të punoni me një ekip të mrekullueshëm njerëzish punëtorë...
Nëse po kërkoni sfida në vendin tuaj të punës...
Nëse jeni në gjendje të adaptoheni me ndryshimet e shpejta...
Nëse pëlqeni atmosferën e një organizate në rritje, ku performanca, aftësitë dhe kontributet vlerësohen dhe shpërblehen...
Ejani të punoni me ne!
Procesi i Marrjes në Punë
Procesi i selektimit për marrjen në punë ndryshon duke u bazuar në pozicionin për të cilin po aplikohet.
- Selektimi i parë bëhet në bazë të CV,
- Vetëm aplikantët e pëzgjedhur informohen për hapat e selektimit,
- Kandidatët përfshihen në testim me shkrim lidhur me njohuri të përgjithshme ekonomi,
- Kandidatët e përzgjedhur nga testimi me shkrim përfshihen në intervistën me gojë,
- Kandidatët të cilet përzgjidhen nga Komiteti i Intervistimit kalojnë në fazën e rekrutimit.
Aplikimi për punësim mund te behet vetem nepermjet forme se aplikim on-line.
Për sqarime të mëtejshme jeni të mirepritur të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore me nr. tel. 04 22 81 554