Kompesimet dhe Përfitimet e Ofruara nga BKT
BKT, vlerëson përpjekjet, kohën dhe dedikimin e punonjësve për të arritur suksesin. Me të vërtetë besojmë se shpërblimi për punë të shkëlqyer është mjaft i rëndësishëm.
Çfarë e dallon BKT-në si punëdhënëse?
BKT u garanton punonjesve kënaqësi, qëndrueshmëri, drejtësi dhe kontribuon në mirëqënien e tyre sociale. BKT ka projektuar skema te reja të cilat e bëjnë të dallojë nga bankat e tjera si :
- BKT ofron Sigurimin e Jetës dhe atë ndaj Aksidenteve Personale.
- BKT ofron tërheqjen, dhe promovimin e talenteve te reja.
- BKT ofron kredi për shtëpi dhe kredi të tjera për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të stafit.
- BKT ofron bonus për degët me performancë më të mirë të 3 mujorit.
- BKT ofron pagë suplementare për pushime.
- BKT ofron kujdes ndaj shëndetit të punonjësve duke siguruar ndihmë financiare për kurim brenda dhe jashtë vendit.
- BKT ofron të gjitha të drejat bazuar në Kodin e Punës së Shqipërisë.
- BKT ofron të gjitha të drejtat suplementare bazuar në Politikat e Manualit të Burimeve Njerëzore të BKT.
Pushime të tjera të Paguara
- Pesë ditë pune në rastin e martesës suaj apo të fëmijëve tuaj.
- Pesë ditë pune në rast vdekjeje të pjesëtarëve të ngushtë të familjes.
- Pushimi i paguar në rast të paaftësisë së përkohshme në punë, etj.
- Pesë ditë pushim për bashkëshortin në rast lindje të fëmijës nga bashkëshortja.