Internship

Mundësi Praktike në BKT

Programi i praktikës në BKT është prezantimi ideal për një karrierë me ne. Kjo është një mënyrë për të kuptuar potencialin tuaj. Një shans për sukses.

Programi i praktikës bazohet në marrëveshjet që kemi me universitetet më të njohura të vendit. Gjithashtu mirëpresim studentët e diplomuar nga universitetet më të mira ndërkombëtare. Programi i praktikes ne BKT zgjat nga 1-3 muaj.

Studentët të cilët përmbushin kriteret mund të aplikojnë përmes kordinatorëve të praktikave të tyre universitare ose individualisht.

Programi i Praktikës “Bankingu Fillestar”

Pas shqyrtimit të të gjitha aplikimeve, kandidatet që plotësojnë kriteret do të ftohen për një intervistë. Kandidatet e kualifikuar nga intervista do të përzgjidhen për programin e praktikës.

Me programin e praktikës “Bankingu Fillestar”, studentët kanë mundësi të vëzhgojnë dhe të mësojnë për shërbime/ produktet bankare ose njohuri te pergjithshme rreth funksionit te njësive për një periudhë 1-mujore.

Programi i Praktikës “Eksperiencë në Banking”

Kandidatet te cilet kane nje kontrate praktike 3 mujore me banken, pas perfundimit te praktikes 1 mujore ne programin e praktikës “Bankingu Fillestar” do të kenë mundësinë të punojnë për një periudhë 2-mujore ne programin e praktikes “Eksperiencë në Banking”. 

Programi i Praktikës “Eksperiencë në Banking” ju mundeson te beni praktike duke punuar pranë Departamenteve në Drejtori të Përgjithshme dhe në Degë.

Çdo praktikanti i caktohet një mentor, i cili e udhëzon, e mbikqyr, ndan njohuritë dhe eksperiencën e tij me ta. Në përfundim të praktikës studentët mund të prezantojnë një projekt tek drejtuesit e njësive përkatëse, bëhet vlerësimi i performancës së tyre dhe marrin feedback rreth gjithë proçesit.

Bazuar në vlerësimin e performancës së praktikantëve, krijohet një grup me praktikantët potencial për rekrutim, për tu përfshirë me tej në proçeset e rekrutimit për pozicionet vakante që hapen në bankë.

Si të aplikoni?

Grupi i studentëve të synuar për praktikë do të jenë studentët që ndjekin vitin e fundit të studimeve Master Profesional ose Shkencor.

Në rast aplikimi përmes universitetit, lista e studentëve dhe rezultateve të tyre dorëzohet nëpërmjet kordinatorëve të praktikës.

Në rast aplikimi individual per programin studentët duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtëme në adresën e postës elektronike: internship@bkt.com.al

  • Curriculum Vitae;
  • Lista e notave;
  • Referenca nga nje lektor/profesor i Universitetit.

Cilat janë kriteret e përzgjedhjes?

Kandidatët e praktikës do të vlerësohen në bazë të aftësisë për të përmbushur kriteret e mëposhtëme:

  • Nota mesatare mbi 8;
  • Aftesi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira të punës në grup;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.