Aktiviteti Promocional Albtelekom (Eagle Mobile)
Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 944/1, dt. 01/02/2016, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me një promocion që synon nxitjen e përdorimit e kanaleve alternative të BKT-së për rimbushjen e numrave Albtelekom (Eagle Mobile)
Një mundësi unike për të gjithë klientët që kryejnë rimbushje telefoni të operatorit Albtelekom (Eagle Mobile) nëpërmjet kanaleve alternative të BKT.
1 General Mobile 4 G dhuratë çdo muaj!
Loja organizohet në formën e një llotarie, ku çdo rimbushje e kryer me anë të kanaleve alternative të BKT është një “biletë” pjesëmarrjeje në llotari. Pra një klient individ mund të ketë aq shanse sa rimbushje kryen nëpërmjet e kanaleve alternative të BKT-së. Të gjitha rimbushjet e vlefshme të çdo muaji grumbullohen në bazë kalendarike dhe me biletat e gjeneruara nga këto transaksione përzgjidhet fituesi për çdo muaj.
Kushtet dhe organizimi i lojës:
- Fituesit me fat do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.
- Çdo rimbushje e vlefshëm gjeneron një biletë llotarie pra do të konsiderohet secila nga shumat e rimbushura të lejuara në kanalet alternative 500 ALL; 800 ALL;1000 ALL;2000 ALL;5000 ALL
- Pra përdoruesi i kanaleve alternative të BKT-së mund të ketë aq shanse sa rimbushje kryen
Rimbushjet e vlefshme për pjesëmarrje në lojë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Data e kryerjes së rimbushjes duhet të jetë brenda muajit kalendarik të zhvillimit të lojës
- Të vlefshme konsiderohen vetëm rimbushjet e kryera nëpërmjet
- ATM të BKT-së
- E-banking
- BKT Smart.
- Të vlefshme konsiderohen të vetëm rimbushjet për operatorin Albtelekom (Eagle Mobile)
- Nëse rimbushja anullohet, edhe bileta e gjeneruar prej tij do të anullohet.
*Çdo muaj funksionon vetëm me rimbushjet e kryera brenda atij muaji. Rimbushjet nuk akumulohen në muajt e tjerë dhe ato zerohen në fund të tij. Pra kushtet vlejnë për çdo muaj veç e veç dhe numri i rimbushjeve rinovohet në fillim të çdo muaji të ri.
Pjesëmarrësit në lojë do të jenë:
- Të gjitha rimbushjet e klientëve individ të BKT-së të kryera për operatorin Albtelekom (Eagle Mobile) nëpërmjet kanaleve alternative
- ATM të BKT-së
- E-banking
- BKT Smart.
- Transaksonet që i përkasin stafit të BKT do të jenë pjesëmarrëse në lojë si të gjithë klientët e tjerë.
Kjo fushatë promocionale do të zhvillohet më vete nga çdo fushatë tjetër që mund të ndërmarrë BKT në kohën e vlefshmërisë së saj dhe nuk do të kombinohet apo nuk do t’i shtohet fushatave të tjera të organizuara në të njëjtën kohë.
Kohëzgjatja e Lojës:
Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Shkurt 2016 deri në 31 Dhjetor 2016 dhe funksionon në bazë mujore. Për çdo muaj do të ketë nga një fitues.
Të gjitha transaksionet që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë dhe janë kryer gjatë kesaj periudhe do të mblidhen dhe në hedhjen e shorteut do të përzgjidhet fituesi.
Mekanizmi i përzgjedhjes së fituesve:
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore sipas mekanizmit të mëposhtëm.
Të gjitha rimbushjet që kryhen gjatë muajit nëpërmjet kanaleve alternative ruhen në sistemin bankar me të gjithë elementët e tyre, si klienti që ka kryer transaksionin, vlera e transaksionit, numri i rimbushur data e transaksionit kanali në nga i cili është kryer etj.
Nga të gjitha rimbyshjet e kryera gjatë muajit përzgjidhen ato që plotësojnë kushtet e vlefshmërisë për rimbushjet dhe për pjesëmarrësit të përcaktuara më lart. Pra të gjitha rimbushjet e vlefshme futen në një “Lottery Pond” dhe numërohen duke iu caktuar një numër secilit transaksion. Për çdo listë me rimbushjet të vlefshme të çdo muaji, do të përzgjidhet një biletë fituese. Klientit që ka kryer këtë transaksion do t’i komunikohet nëpërmjet Call Center që eshtë fitues i një General Mobile 4G dhe duhet të paraqitet bashkë me një dokument identifikimi për të tërhequr çmimin e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së në Bulevardin Zhan D’Ark, Tiranë.
Listat me transaksionet e vlefshme dhe numrat përkatës do të gjenerohen dhe printohen paraprakisht në mënyrë që gjithçka të jetë transparente.
Bileta fituese përzgjidhet nëpëmjet përzgjedhjes rastësore me gogla.
Çdo përdorues i kanaleve alternative të BKT-së që kryen rimbushje mund të fitojë vetëm një herë gjatë gjithë perjudhës së llotarisë.
Shpërblimet e fituesve:
Shpërblimi do të jetë nje General Mobile 4G.
Shorteu dhe shpallja e fituesve:
Shorteu do të hidhet në ditën e parë të punës të javës së tretë të muajit pasardhës, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në prezencë të përfaqësuesve nga Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, në prezencë të noterit dhe përfaqësues të vetë Bankës.
Shpallja e fituesve do të bëhet 1 jave pas përzgjedhjes.
Shpërndarja e çmimeve:
Do të kryhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së në Bulevardin Zhan D’Ark, Tiranë, me një mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, fituesi do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.
Të përgjithshme
- Rimbushjet e kundërshtuara, të kthyera apo të rimbursuara, nuk do të konsiderohen të vlefshme.
- Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.