Aktiviteti Promocional Debitime Direkte
Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 944/1, dt. 01/02/2016, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me një promocion që synon nxitjen e përdorimit të shërbimit të Debitimit Direkt
Një mundësi unike për të gjithë klientët që hapin një kontratë Debitimi Direkt gjatë 2016.
1 Faturë e ekzekutuar nëpërmjet Debitimit Direkt dhuratë çdo muaj!
Loja organizohet në formën e një llotarie, ku çdo ekzekutim i faturës individuale nëpermjet një Debitimit Direkt të hapur gjatë 2016 është një “biletë” pjesëmarrjeje në llotari. Pra një klient individ mund të ketë aq shanse sa fatura shlyen nëpërmjet Debitimit Direkt të BKT-së. Të gjitha faturat e shlyera të çdo muaji grumbullohen në bazë kalendarike dhe me biletat e gjeneruara nga këto transaksione përzgjidhet fituesi për çdo muaj
Kushtet dhe organizimi i lojes:
- Fituesit me fat do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.
- Çdo Debitim Direkt i hapur gjatë 2016 dhe i ekzekutuar gjeneron një biletë llotarie pra do të konsiderohet secila nga Debitimet Direkte të ekzekutuara
- Shuma maksimale që mund të kthehet eshte 50.000 ALL.
Sa më shumë kontrata të ekzekutuara aq më shumë mundësi ke për të qënë TI fituesi i ardhshëm faturës së rimbursuar
Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në lojë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Të vlefshme konsiderohen vetëm kontratat e Debitimeve Direkte të hapura gjatë vitit 2016
- Data e kryerjes së pagësës duhet të jetë brenda muajit kalendarik të zhvillimit të lojës
- Të vlefshme konsiderohen vetëm pagesat e kryera nëpërmjet kontratës së Debitimit Direkt
- Të vlefshme konsiderohen të gjitha pagesat për te gjithë operatorët me të cilët BKT ka marrëveshje për ekzekutime të Debitimit Direkt
- Nëse transaksioni anullohet, edhe bileta e gjeneruar prej tij do të anullohet.
*Çdo muaj funksionon vetëm me transaksionet e kryera brenda atij muaji. Transaksionet nuk akumulohen në muajt e tjerë dhe ato zerohen në fund të tij. Pra kushtet vlejnë për çdo muaj veç e veç dhe numri i rimbushjeve rinovohet në fillim të çdo muaji të ri.
Pjesëmarrësit në lojë do të jenë:
- Të gjitha kontratat e Debitimet Direkte të klientëve individ të BKT-së të kryera për të gjithë operatorët me të cilët BKT ka marrëveshje për ekzekutime të Debitimit Direkt për faturat e lëshuara prej tyre për klient individ.
- Transaksonet që i përkasin stafit të BKT do të jenë pjesëmarrëse në lojë si të gjithë klientët e tjerë.
Kjo fushatë promocionale do të zhvillohet më vete nga çdo fushatë tjetër që mund të ndërmarrë BKT në kohën e vlefshmërisë së saj dhe nuk do të kombinohet apo nuk do t’i shtohet fushatave të tjera të organizuara në të njëjtën kohë.
Kohëzgjatja e Lojës:
Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Shkurt 2016 deri në 31 Dhjetor 2016 dhe funksionon në bazë mujore. Për çdo muaj do të ketë nga një fitues.
Të gjitha transaksionet që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë dhe janë kryer gjatë kesaj periudhe do të mblidhen dhe në hedhjen e shorteut do të përzgjidhet fituesi.
Mekanizmi i përzgjedhjes së fituesve:
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore sipas mekanizmit të mëposhtëm.
Të gjitha transaksionet e Debitimeve Direkt që kryhen gjatë muajit nëpërmjet kanaleve alternative ruhen në sistemin bankar me të gjithë elementët e tyre, si klienti që ka kryer transaksionin, vlera e transaksionit, data e transaksionit etj.
Nga të gjitha transaksionet e kryera gjatë muajit përzgjidhen ato që plotësojnë kushtet e vlefshmërisë dhe sipas pjesëmarrësve të përcaktuara më lart. Pra të gjitha Debitimet Direkte të ekzekutuara të vlefshme futen në një “Lottery Pond” dhe numërohen duke iu caktuar një numër secilit transaksion. Për çdo listë me Debitime Direkte të vlefshme të çdo muaji, do të përzgjidhet një biletë fituese.
Listat me transaksionet e vlefshme dhe numrat përkatës do të gjenerohen dhe printohen paraprakisht në mënyrë që gjithçka të jetë transparente.
Bileta fituese përzgjidhet nëpëmjet përzgjedhjes rastësore me gogla.
Shpërblimet e fituesve:
Për çdo biletë fituese, klientëve u kreditohet në llogari shuma e transaksionit me fat. Shpërblimi do të jetë sa shuma e faturës së likujduar, maksimalisht 50,000 Lekë. Kjo do të thotë që shuma nuk është fikse por ndryshon në varësi të shumës fituese. Transaksionet me vlerë mbi 50,000 lekë mund të marrin pjesë në llotari, por nëse shpallen fitues mund të përfitojnë mbrapsht vetë vlerën 50,000 lekë.
Shorteu dhe shpallja e fituesve:
Shorteu do të hidhet në ditën e parë të punës të javës së tretë të muajit pasardhës, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në prezencë të përfaqësuesve nga Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, në prezencë të noterit dhe përfaqësues të vetë Bankës.
Shpallja e fituesve do të bëhet 1 jave pas përzgjedhjes.
Shpërndarja e çmimeve:
Shpërndarja e çmimit do të kryhet në llogarinë nga e cila është kryer pagesa.
Të përgjithshme
- Faturat e kundërshtuara, të kthyera apo të rimbursuara, nuk do të konsiderohen të vlefshme.
- Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.