Llotaria BKT Smart
Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 944/1, dt. 01/02/2016, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me një promocion që synon nxitjen e përdorimit të aplikacionit BKT Smart.
Një mundësi unike për të gjithë përdoruesit e BKT Smart
1 iPhone 6 dhuratë çdo muaj!
Loja organizohet në formën e një llotarie, ku hyrja e pare (login) dhe çdo transaksion i kryer me anë të aplikacionit BKT Smart për klient Individ është një “biletë” pjesëmarrjeje në llotarinë. Pra një klient individ mund të ketë aq shanse sa transaksione kryen nëpërmjet BKT Smart si dhe login e parë . Të gjitha transksionet e vlefshme të çdo muaji grumbullohen në bazë kalendarike dhe me biletat e gjeneruara nga këto transaksione përzgjidhet fituesi për çdo muaj.
Kushtet dhe organizimi i lojës:
- Fituesit me fat do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.
- Cdo transaksion i vlefshëm gjeneron një biletë llotarie pra login i pare (vetëm hera parë e “njohjes” me BKT Smart) dhe çdo transaksion debitues i një shume minimale prej 500 Lekë / 5 Euro , Dollarë etj.
- Pra përdoruesi i BKT Smart mund të ketë aq shanse sa transaksione kryen me shuma deri në minimumin e përcaktuar nëpërmjet këtij kanali. Sa më shumë e përdor BKT Smart aq më shumë mundësi ke për të qënë TI fituesi i ardhshëm i një iPhone 6!
Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në lojë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Shuma e transaksionit debitues duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 500 ALL/ 5 Euro, USD etj.
- Data e kryerjes së transaksionit ose e login të parë duhet të jetë brenda muajit kalendarik të zhvillimit të lojës
- Të vlefshme konsiderohen vetëm transaksionet e kryera nëpërmjet BKT Smart.
- Të vlefshme konsiderohen të gjitha tipet e transaksioneve që mbulon shërbimi i BKT Smart.
- Veprimet kredituese që vijnë nga palë të treta për përdoruesin e BKT Smart nuk konsiderohen pjesë e llotarisë.
- Nëse transaksioni anullohet, edhe bileta e gjeneruar prej tij do të anullohet.
*Çdo muaj funksionon vetëm me transaksionet e kryera brenda atij muaji. Transaksionet nuk akumulohen në muajt e tjerë dhe ato zerohen në fund të tij. Pra kushtet vlejnë për çdo muaj veç e veç dhe numri i transaksioneve rinovohet në fillim të çdo muaji të ri.
Pjesëmarrësit në lojë do të jenë:
- Të gjitha transaksonet e klientëve individ të BKT-së të kryera nëpërmjet BKT Smart.
- Transaksonet që i përkasin stafit të BKT do të jenë pjesëmarrëse në lojë si të gjithë klientët e tjerë.
Kjo fushatë promocionale do të zhvillohet më vete nga çdo fushatë tjetër që mund të ndërmarrë BKT në kohën e vlefshmërisë së saj dhe nuk do të kombinohet apo nuk do t’i shtohet fushatave të tjera të organizuara në të njëjtën kohë.
Kohëzgjatja e Lojës:
Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Shkurt 2016 deri në 31 Dhjetor 2016 dhe funksionon në bazë mujore. Për çdo muaj do të ketë nga një fitues.
Të gjitha transaksionet që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë dhe janë kryer gjatë kesaj periudhe do të mblidhen dhe në hedhjen e shorteut do të përzgjidhet fituesi.
Mekanizmi i përzgjedhjes së fituesve:
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore sipas mekanizmit të mëposhtëm.
Të gjitha transaksionet që kryhen gjatë muajit nëpërmjet BKT Smart si dhe login i parë ruhen në sistemin bankar me të gjithë elementët e tyre, si klienti që ka kryer transaksionin, vlera e transaksionit, data, lloji i transaksionit, etj.
Nga të gjitha transaksionet e kryera gjatë muajit përzgjidhen ato që plotësojnë kushtet e vlefshmërisë për transaksionet dhe për pjesëmarrësit të përcaktuara më lart. Pra të gjithë transaksionet e vlefshme futen në një “Lottery Pond” dhe numërohen duke iu caktuar një numër secilit transaksion. Për çdo listë me transaksione të vlefshme të çdo muaji, do të përzgjidhet një biletë fituese. Klientit që ka kryer këtë transaksion do t’i komunikohet nëpërmjet Call Center që eshtë fitues i një iPhone 6 dhe duhet të paraqitet bashkë me një dokument identifikimi për të tërhequr çmimin e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së në Bulevardin Zhan D’Ark, Tiranë.
Listat me transaksionet e vlefshme dhe numrat përkatës do të gjenerohen dhe printohen paraprakisht në mënyrë që gjithçka të jetë transparente.
Bileta fituese përzgjidhet nëpëmjet përzgjedhjes rastësore me gogla.
Çdo përdorues i BKT Smart mund të fitojë vetëm një herë gjatë gjithë perjudhës së llotarisë.
Shpërblimet e fituesve:
Shpërblimi do të jetë nje iPhone 6.
Shorteu dhe shpallja e fituesve:
Shorteu do të hidhet në ditën e parë të punës të javës së tretë të muajit pasardhës, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në prezencë të përfaqësuesve nga Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, në prezencë të noterit dhe përfaqësues të vetë Bankës.
Shpallja e fituesve do të bëhet 1 jave pas përzgjedhjes.
Shpërndarja e çmimeve:
Do të kryhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së në Bulevardin Zhan D’Ark, Tiranë, me një mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, fituesi do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.
Të përgjithshme
- Transaksionet e kundërshtuara, të kthyera apo të rimbursuara, nuk do të konsiderohen të vlefshme.
- Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.