Abonim falas për ALBtv
Për pagës Automatike të Faturës mujore për Albtelecom, për kontratat e klientëve individ të hapura gjatë vitit 2020.
Klienti që do të shpallet fitues do të përfitojë “Abonim falas për ALB TV për periudhën 1 vit”.
Çdo ekzekutim mujor i kontratës të pagesës automatike të faturës për Albtelecom, të hapura brenda vitit 2020 do të klasifikohet si "një biletë" pjesëmarrje në lojë.
Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës (sipas datave të përcaktuara), dhe nga “biletat” e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur.
Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës respektivisht: Prill 2020, Gusht 2020 dhe Dhjetor 2020.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.
* Fituesit e “Abonim falas për ALBtv për 1 Vit” do të përjashtohen nga loja në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale)