Çmim për klientët që janë ose bëhen pagamarrës në BKT – Fito 12,500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv
Ky çmim do të përzgjidhet nga grupi i klientëve pagamarrës ekzistues ose pagamarrës të rinj që kanë të paktën një kreditim page në BKT gjatë periudhës së lojës promocionale dhe llogaria të ketë statusin ‘pagamarrës’ në ditën që gjenerohet lista e lojës.
Klienti që shpallet fitues fiton 12,500 Lekë cash back në llogarinë e kursimit për çdo produkt aktive (sipas listës së më poshtme) që klienti ka me bankën deri në datën e hedhjes së lojës.
Lista e produkteve të cilat klienti pagamarrës duhet të ketë në BKT, për të patur mundësinë e përfitimit të cash back të shumëfishtë është si më poshtë:
- Kalim Page
- Overdraft- Paradhënie Bankare
- Kartë Krediti
- Llogari Kursimi
- Kartë Debiti
- Kredi
- Depozitë
- Pagesë Automatike Fature
Lista e vlefshme e klientëve që përmbushin këto kritere do të përgatitet në fund të periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës. Çdo klient do të ketë një “biletë” pjesmarrje. Nga biletat e gjeneruara nga kjo listë do të përzgjidhet një (1) fitues në çdo lojë të hedhur respektivisht: Prill 2020, Gusht 2020 dhe Dhjetor 2020.
Klienti fitues humbet çmimin nëse ai nuk ka një llogari kursimi të hapur brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues.
Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat në burim.