Loja promocionale Prima Falas
Organizohet nje loje promocionale, ku çdo transaksion i kryer me anë të kartave së Kreditit Prima MasterCard, Prima Visa, Debit MasterCard,Visa Electron dhe Maestro të BKT-së është një “biletë” pjesëmarrjeje.
Çdo transaksion i vlefshëm gjeneron një numër i cili vlen si një numër bilete për lojën promocionale. Pra një kartëmbajtës mund të ketë aq shanse sa transaksione kryen me kartë. Të gjitha transksionet e vlefshme të çdo muaji grumbullohen në bazë kalendarike dhe me biletat e gjeneruara nga këto transaksione përzgjidhen fituesit për çdo muaj.
Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në lojën promocionale duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda muajit kalendarik të zhvillimit të lojës.
- Të vlefshme konsiderohen vetëm blerjet me kartat Prima në POS-et e BKT-së dhe tërheqjet Cash me kartat Prima në ATM-të e BKT-së.
- Të vlefshme do të quhen veprimet e kryera me kartat Debit BanKomaT në POS-et e BKT-së. Nuk do të quhen të vlefshme terheqjet nga ATM-të.
- Të vlefshme konsiderohen vetëm transaksionet e kryera brenda Shqipërisë.
- Vlera minimale per t’u bëre pjesë e lojës promocionale është 250 lekë me TVSH për transaksion.
- Çdo kartë duhet të kryejë të paktën 3 transaksione të vlefshme në muaj që të jetë pjesëmarrëse në lojës promocionale me vleren 250 lekë me TVSH ose me shume.
- Nëse transaksioni anullohet, edhe bileta e gjeneruar prej tij do të anullohet.
*Çdo muaj funksionon vetëm me transaksionet e kryera brenda atij muaji. Transaksionet nuk akumulohen në muajt e tjerë dhe ato zerohen në fund të tij. Pra kushtet vlejnë për çdo muaj veç e veç dhe numri i transaksioneve rinovohet në fillim të çdo muaji të ri.
Pjesëmarrësit do të jenë:
- Të gjitha Kartat e Kreditit MasterCard Standard, MasterCard Gold, Visa Classic, Visa Gold, Debit MasterCard, VISA Electron dhe Maestro, të lëshuara nga BKT.
- Nëse një person zotëron më shumë se një kartë të BKT-së, ai mund të jetë pjesëmarrës në lojë me të gjitha kartat që zotëron, mjafton që transaksionet e kryera me to të përmbushin kriteret.
- Pjesëmarrëse në lojë do të jenë si kartat kryesore, ashtu edhe kartat shtesë, por në rastet kur përzgjidhet fitues transaksioni i bërë me kartë shtesë, çmimi do t’i takojë kartëmbajtësit kryesor, i cili është edhe përgjegjës për gjithë detyrimet e kartës shtesë.
- Kartat që i përkasin stafit të BKT do të jenë pjesëmarrëse në lojë si të gjitha kartat e tjera.
Kohëzgjatja e llotarisë:
Për çdo muaj do të ketë nga një fitues për çdo datë të atij muaji.
Mekanizmi i përzgjedhjes së fituesve:
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore sipas mekanizmit të mëposhtëm.
Të gjitha transaksionet që kryhen gjatë muajit me të gjitha kartat ruhen në sistemin e kartave me të gjithë elementët e tyre, si vlera e transaksionit, data, lloji i transaksionit, vendi ku është kryer, karta me të cilën është kryer, kartëmbajtësit të cilit i përket, etj. Nga të gjitha transaksionet e kryera gjatë muajit përzgjidhen ato që plotësojnë kushtet e vlefshmërisë për transaksionet dhe për pjesëmarrësit të përcaktuara më lart. Pra të gjithë transaksionet e vlefshme futen në një “Promotional Pond” dhe numërohen duke iu caktuar një numër secilit transaksion. Për çdo listë me transaksione të vlefshme të çdo date, do të përzgjidhet nga një biletë fituese, së cilës do t’i anullohet shuma e transaksionit qe ka gjeneruar biletën. Listat me transaksionet e vlefshme dhe numrat përkatës do të gjenerohen dhe printohen paraprakisht në mënyrë që gjithçka të jetë transparente. Bileta fituese përzgjidhet nëpëmjet përzgjedhjes rastësore me gogla. Çdo kartëmbajtës mund të fitojë vetëm një herë gjatë muajit.
Shpërblimet e fituesve:
Për çdo biletë fituese, kartëmbajtësit i kreditohet mbrapsht shuma e transaksionit me fat. Shpërblimi do të jetë sa shuma e veprimit të kryer me kartë, maksimalisht 100,000 Lekë. Transaksionet me vlerë mbi 100,000 lekë mund të marrin pjesë në lojën promocionale, por nëse shpallen fitues mund të përfitojnë mbrapsht vlerën 100,000 lekë. Vlera e fituar kthehet mbrapsht në rastin e Kartave Prima në formën e Bonusit ndërsa në rastin e Kartave BanKomaT kthehet në formën e kreditimit në llogari.
Shpallja e fituesve
Shorteu do të hidhet konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në prezencë të përfaqësuesve nga Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, në prezencë të noterit dhe përfaqësues të vetë Bankës. Shpallja e fituesve do të bëhet 1 jave pas përzgjedhjes.
Shpërndarja e çmimeve:
Shpërndarja e çmimeve për fituesit do të kryhet në Pasqyrën Mujore pasardhëse të kartës Prima.
Shpërndarja e çmimeve për fituesit do të pasqyrohet në nxjerren e llogarisë të lidhur me kartën BanKomaT.
Të përgjithshme
- Kartëmbajtësit duhet të ruajnë faturat e paguara/faturat e ATM-së për referencë. Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën eskluzive të vendimmarrjes mbi të gjitha kundërshtimet që lidhen me këtë lojë promocionale.
- Transaksionet e kundërshtuara, të kthyera apo të rimbursuara, nuk do të konsiderohen të vlefshme.
- Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë lojë promocionale pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë kartëmbajtësi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.