Pagesë Automatike Fature Mujore - Fito deri në 10,000 Lekë
Kthimi i vlerës të pagesës automatike të faturës mujore të ekzekutuar gjatë periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës promocionale, për kontratat e reja të hapura gjatë vitit 2022 nga llogaritë e klientëve individ.
Klientit që do shpallet fitues, do ti kreditohet shuma e të gjitha faturave të paguara automatiksht, për atë periudhë të klasifikuara të vlefshme për lojën. Totali i shumave të faturave që do të rimbursohen nga banka është maksimalisht deri në 10,000 Lekë.
Shuma e fituar do të kreditohet në llogarinë e kursimit që klienti ka. Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet/ BKT Smart ose pranë degës më të afërt.
Çdo ekzekutim mujor i kontratës (me shumat përkatëse) të pagesës automatike të faturave të hapura brenda vitit 2022 do të klasifikohet si "një biletë" pjesëmarrje në lojë. Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur: Maj 2022, Shtator 2022 dhe Janar 2023.
Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës. Numër minimal transaksionesh për çdo llotari të hedhur nuk ka. Numri i transaksioneve do të jetë kumulativ për periudhën e hedhjes së lojës.
Veprimet e kryera nga stafi i bankës do të përjashtohen nga ky çmim.
Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit të të ardhurave në burim.