Kthimi i pagesës së “Sigurimit në udhëtim”
Ky çmim ofrojet për klientët individë që kanë kryer një pagesë sigurimi në udhëtim në BKT SMART/ Dega Internet.
Shuma e fituar do të kreditohet në llogarinë e kursimit që klienti ka. Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet/BKT Smart ose pranë degës më të afërt dhe të njoftojë në contact center mbas hapjes së llogarisë. Klienti fitues humbet çmimin nëse ai nuk ka një llogari kursimi të hapur brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues.
Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës që do të hidhet loja (sipas datave të përcaktuara, dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur, në muajt: Mars 2022, Gusht 2022 dhe Janar 2023.
Klienti që do të shpallet fitues do të përfitojë çmimin “Kthim të vlerës të shumës së paguar për sigurimin në udhëtim në llogarinë e kursimit deri në vlerën e shumës max 10,000 Lekë”.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.
* Fituesit e Kthimi i vlerës të shumës së paguar për sigurimin në udhëtim do të përjashtohen nga loja në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).