Fito një Celular Xiaomi Redmi Note 10 Pro
Për çdo transaksion të parë depozitim cash në ATM jo më pak se 1,000 LEKË/10 EUR do të gjenerohet një biletë pjesëmarrëse në lojë. Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës që do të hidhet loja (sipas datave të përcaktuara), dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhen një (1) fitues për çdo lojë të hedhur.
Nga të gjitha biletat e gjeneruara gjatë periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës, do të përzgjidhet një klient fitues i çmimit për 1 ‘Celular Xiaomi Redmi Note 10 Pro’ respektivisht: Mars 2022, Korrik 2022 dhe Dhjetor 2022.
Klienti që do të shpallet fitues do të përfitojë çmimin “Celular Xiaomi Redmi Note 10 Pro”.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.
* Fituesit e ‘Celular Xiaomi Redmi Note 10 Pro’ do të përjashtohen nga loja në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).