Si mund të kryej transferta parash nga llogaria ime në BKT?
BKT ofron mundësinë e kryerjes së transfertave nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:
1. Rrjetit të degëve të BKT
- Transferta parash brenda Shqipërisë
 - Transferta ndërkombëtare parash
 
Në të gjitha degët e BKT, adresat e të cilave mund tí gjeni në link-un Na Kontakto , ju mund të transferoni para nga llogaria juaj bankare në të gjitha monedhat e pranuara prej BKT (ALL, EUR, USD, GBP, CHF, CAD, AUD). Transfertat mund të kryhen brenda dhe jashtë Shqipërisë.
2. Online, nëpërmjet “Degës Internet” në menunë ‘Transferta’ ku mund të kryeni:
- Transferta brenda llogarive tuaja
 - Transferta brenda BKT
 - Transferta brenda vendit
 - Transferta ndërkombëtare
 
3. Nëpërmjet celularit tuaj duke përdorur aplikacionin “BKT Smart” në menunë ‘Transferta’ ku mund të kryeni:
- Transferta brenda llogarive tuaja
 - Transferta brenda BKT
 - Transferta brenda vendit
 
Si mund të transferoj para jashtë Shqipërisë nga llogaria ime në BKT?
BKT ofron mundësinë e kryerjes së transfertave ndërkombëtare nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:
Rrjetit të degëve të BKT
Ju mund të transferoni para nga llogaria juaj në të gjitha monedhat e pranuara prej BKT (ALL, EUR, USD, GBP, CHF, CAD, AUD).
Online, nëpërmjet “Degës Internet” në menunë ‘Transferta’ duke klikuar Transferta Ndërkombëtare – Për të kryer transferta ndërkombëtare online nëpërmjet Degës Internet ju duhet të dispononi një kartë debiti ose krediti aktive dhe PIN e saj.
Mund të transferoj para jashtë Shqipërisë nëse nuk kam një llogari në BKT?
BKT gjithashtu ofron transferta ndërkombëtare të shpejta parash nëpërmjet partnerëve UPT-Universal Payment Transfers dhe MoneyGram në secilën degë të BKT
UPT – Universal Payment Transfer
- Shpejt: Pagesa brenda disa minutave
 - Lirë: Më lirë se cdo kompani tjetër që operon me transfertat e parave. Nuk ka komisione apo tarifa në momentin e tërheqjes.
 - Në të gjithë Botën: Mund të dërgoni dhe merrni para nëpërmjet 400.000 zyrave në të gjithë botën.
 - E lehtë: Mund të ekzekutohen transaksione me shumë pak detaje.
 - 400.000 zyra në të gjithë botën
 
MoneyGram
- MoneyGram është lider botëror në transfertat ndërkombëtare
 - 200.000 zyra në 190 shtete
 - I shpejtë: Mund të tërhiqni paratë tuaja për 10 minuta.
 - I përshtatshëm për këdo: Nuk është e nevojshme të keni një llogari bankare apo kartë krediti
 - Personale: Kushdo që bën një transfertë mund të dërgojë gjithashtu edhe një mesazh prej 10 fjalësh.
 
Çfarë janë komisionet e transfertave ndërkombëtare?
Komisionet e transfertave ndërkombëtare janë tarifa të cilat i paguhen bankës dërguese dhe asaj pritëse për të kryer transfertën.
Komisionet e transfertave ndërkombëtare mund të aplikohen sipas njërit prej skenarëve të mëposhtëm sipas përzgjedhjes së klientit:
- Të gjitha Detyrimet Përfituesi (të gjitha komisionet dhe tarifat e bankës dërguese dhe asaj pritëse do të paguhen prej përfituesit të transfertës)
 - Detyrimet të ndara (komisionet e bankës nisëse paguhen prej dërguesit dhe komisionet e bankës pritëse nga përfituesi-secili paguan komisionet e bankës së tij)
 - Të gjitha detyrimet Dërguesi (të gjitha komisionet e bankës dërguese dhe asaj pritëse do të paguhen prej dërguesit të transfertës)
 
Sa kushton një transfertë ndërkombëtare?
Duke ju referuar Kushteve të Punës së BKT komisionet e transfertave ndërkombëtare janë:
- Transferta Spot dhe transferta ndërkombëtare online (2 ditë valutë)
 - Komisioni Spot : 0.15% (min. 8 Eur - max. 200 Eur) / 0.15% (min. 7 Usd - max. 250 Usd) / EUR ekuivalent
 - Komisioni SWIFT: 8 EUR/ 10 USD / EUR ekuivalent
 - Transferta Express (e njëjta ditë-valutë)-në degët e BKT
 - Komisioni Express: 0.20% (min. 15 Eur - max. 250 Eur) / 0.20% (min. 20 Usd - max. 320 Usd) / EUR equivalent
 - Komisioni SWIFT: 8 EUR/ 10 USD / EUR equivalent
 
A merren paratë për transfertën ndërkombëtare menjëherë nga llogaria ime?
Shuma e transfertës ndërkombëtare së bashku me komisionet e saj debitohen menjëherë nga llogaria juaj rrjedhëse. Në mënyrë që transferta ndërkombëtare të jetë e suksesshme ju duhet të keni gjendje të disponueshme në llogarinë tuaj për shumën e transfertës dhe për komisionet e saj.
Nëse ju nuk keni balancë të mjaftueshme në llogarinë tuaj, por dëshironi të përfundoni sa më shpejtë transfertën ndërkombëtare ju mund të depozitoni para në llogarinë tuaj nëpërmjet:
- Rrjetit të degëve të BKT-së
 - SuperBankomaT- ATM 24/7 në të cilët mund të depozitoni në kohë reale në llogarinë tuaj nëse dispononi një kartë debiti
 - Pay & Go- Rrjeti i terminaleve Pay & Go ku mund të depozitoni në llogarinë tuaj para nëpërmjet numrit tuaj të klientit ose numrit personal të kartës së identitetit.
 
A ka një limit minimal ose maksimal për transfertat ndërkombëtare?
Limitet për transfertat ndërkombëtare online janë:
- Minimumi 50 EUR/transfertë
 - Maximum 10.000 EUR/transfertë (limit momental)
 - Maximum 20.000 EUR/muaj (limit total për muaj-kalendarik)
 - Maximum 40.000 EUR/vit (limit vjetor për nje vit kalendarik)
 
A mund të transferoj më tepër sesa 40.000 EUR jashtë Shqipërisë?
Limiti vjetor i transfertave ndërkombëtare online është 40.000 EUR ose ekuivalent në valutat e tjera, por çdo klient i BKT mund të transferoj shuma që e tejkalojnë këtë limit duke u paraqitur në degën më të afërt të BKT-së, adresa e të cilave mund të gjendet në link-un Na Kontakto
Nuk ka limit për transfertat ndërkombëtare të cilat nisen në degët e BKT, por në varësi të shumës së transfertës mund të kërkohen prej degës vërtetime apo dukumenta të tjerë në mënyrë që të vërtetohet burimi i të ardhurave si më poshtë:
- Vërtetim page
 - Certifikatë pronësie
 - Kontratë qeraje etj.
 
Ku mund ta gjej IBAN/BIC code?
Ju lutemi vizitoni një prej degëve të BKT-së me një mjet identifikimi (ID) për të marë numrin IBAN të llogarisë tuaj. Gjithashtu ju mund ta gjeni IBAN e llogarisë tuaj në Degën Internet, aplikacionin BKT Smart ose duke telefonuar në numrin e shërbimit Call Center +355 (0) 4 22 66 288.