Money Gram
MoneyGram është një lider botëror në fushën e transfertave dhe mundëson mbërritjen e parave tuaja kudo ku keni nevojë, si në të gjithë botën ashtu edhe brenda të njëjtit vend.
MoneyGram është lider i të gjitha shërbimeve të transfertave dhe operon në bashkëpunim të ngushtë me punonjës të zgjedhur në më tepër se 200.000 degë në 190 shtete. Sistemi i Pagesave MoneyGram, Inc. është një emër i rëndësishëm në fushën e transfertave të parave. Me anë të rrjetit ndërkombëtar të transfertave të MoneyGram klientët mund të dërgojnë dhe të marrin para me shpejtësi (zakonisht brenda 10 minutash) dhe me çmime tepër të favorshme dhe konkuruese.
Tashmë ju mund ta gjeni MoneyGram edhe në BKT për të dërguar dhe marrë para nga çdo vend i botës, në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë.
Paratë tuaja, gjuha juaj
Pavarësisht vendit ku ndodheni, ju mund t’i besoni MoneyGram jo vetëm për transfertën e sigurtë të parave por edhe për asistencën gjuhësore nëse nuk flisni gjuhën e vendit prej ku dërgoni paratë, sepse për ju MoneyGram është:
- I shpejtë – Mund të tërhiqni paratë tuaja për 10 minuta.
- I leverdisshëm – Me më tepër se 200.000 degë, klientët nuk janë asnjëherë shumë larg MoneyGram.
- I përshtatshëm për këdo – Nuk është e nevojshme të keni një llogari bankare apo kartë krediti.
- Personale – Kushdo që bën një transfertë mund të dërgojë gjithashtu edhe një mesazh prej 10 fjalësh.
Tepër e lehtë të dërgosh para në Shqipëri nëpërmjet 200.000 degëve në të gjithë botën.
Mjafton të ndiqni këto hapa:
- Shkoni pranë çdo degë të MoneyGram. Gjeni pikën më të afërt të MoneyGram duke klikuar www.moneygram.com.
- Paraqisni një dokument identifikimi (ID ose Pasaportë) dhe plotësoni formularin e aplikimit.
- Kryeni pagesën që doni të trasferoni.
- Njoftoni përfituesin për kryerjen e transfertës dhe numrin e referencës.
Tepër e lehtë të marrësh para në Shqipëri si edhe të dërgosh para nga Shqipëria me BKT
BKT është tashmë partner i MoneyGram dhe këtej e tutje për ju është më e lehtë të përfitoni shërbimet e MoneyGram në të gjitha degët. Ndiqni hapat si më poshtë:
- Informoni dërguesin të kryejë tansfertën me anë të MoneyGram.
- Merrni të saktë numrin e referencës.
- Shkoni pranë degëve të BKT.
- Kryeni tërheqjen e parave.
Gjithashtu, mund të dërgoni para edhe nëpërmjet BKT-së, mjafton të ndiqni këto hapa:
- Shkoni pranë degëve të BKT-së. Klikoni këtu për të mësuar vendndodhjen e degëve të BKT-së.
- Paraqisni një dokument identifikimi (ID ose Pasaportë) dhe plotësoni formularin e aplikimit.
- Kryeni pagesën që doni të transferoni.
- Njoftoni përfituesin për kryerjen e transfertës dhe numrin e referencës.