UPT – UNIVERSAL PAYMENT TRANSFER

UPT – Universal Payment Transfer

BKT tashmë ofron transferta parash nëpërmjet kompanisë UPT (Universal Payment Transfer) për pagesa brenda dhe jashtë vendit, në monedhat USD dhe EUR.

UPT e ka filluar aktivitetin e saj në Turqi si pjesë e Grupit Calik Holding nëpërmjet Bankës më të madhe të Investimeve - Aktif Bank me brandin UPT – Transferta të Lira Parash.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, UPT arriti të operojë me rreth 400.000 zyra pagesash që vazhdojnë të rriten në të 5 kontinentet. Ky rrjet kaq i gjerë e ka transformuar UPT në një sistem të preferuar për transfertat brenda dhe jashtë vendit.

Sot, miliona njerëz përdorin shërbimin e UPT-së për transfertat e parave në të gjithë globin. UPT ka një infrastrukturë teknike të avancuar dhe fokusohet në kënaqësinë e klientit dhe orientimin e shërbimit ndaj klientit që e diferencon atë nga sistement e tjera të transfertave të parave.

Shpejt – Lirë- Në të gjithë Botën

Shpejt: Pagesa brenda disa minutave.

Lirë: Më lirë se cdo kompani tjetër që operon me transfertat e parave. Nuk ka komisione apo tarifa në momentin e tërheqjes.

Në të gjithë Botën: Mund të dërgoni dhe merrni para nëpërmjet 400.000 zyrave në të gjithë botën.

E lehtë: Mund të ekzekutohen transaksione me shumë pak detaje.

Tepër e lehtë të dërgosh para në Shqipëri nëpërmjet 400.000 degëve në të gjithë botën.

Mjafton të ndiqni këto hapa:

  • Shkoni pranë çdo dege të UPT në të gjithë botën.
  • Paraqisni një dokument identifikimi (ID ose Pasaportë) dhe plotësoni formularin e aplikimit.
  • Kryeni pagesën që doni të trasferoni.
  • Me pas ju do të pajiseni me numrin e referencës për veprimin i cilit duhet ti dërgohet përfituesit.
  • UPT gjithashtu, dërgon numrin e referencës me një SMS njoftuese në numrin e saktë të personit përfitues të dhënë në momentin e aplikimit nga dërguesi.

Tepër e lehtë të marrësh para në Shqipëri si edhe të dërgosh para nga Shqipëria me BKT

BKT është tashmë partner i UPT-se dhe këtej e tutje për ju është më e lehtë të përfitoni shërbimet e saj në të gjitha degët. Ndiqni hapat si më poshtë:

  • Informoni dërguesin të kryejë tansfertën me anë të UPT dhe të dërgoj tek ju numrin e referencës së veprimit.
  • UPT gjithashtu, dërgon numrin e referencës me një SMS njoftuese në numrin e saktë të personit përfitues të dhënë në momentin e aplikimit nga dërguesi.
  • Kryeni tërheqjen e parave.

Gjithashtu, mund të dërgoni para edhe nëpërmjet BKT-së, mjafton të ndiqni këto hapa:

  • Shkoni pranë degëve të BKT-së. Klikoni këtu për të mësuar vendndodhjen e degëve të BKT-së.
  • Paraqisni një dokument identifikimi (ID ose Pasaportë) dhe plotësoni formularin e aplikimit.
  • Kryeni pagesën që doni të transferoni. Shuma maksimale ditore është 5.000 USD/EURO.
  • Më pas ju do të pajiseni me numrin e referencës për veprimin i cilit duhet ti dërgohet përfituesit.
  • UPT gjithashtu dërgon numrin e referencës me një SMS njoftuese të dërguar në numrin e saktë të personit përfitues të dhënë në momentin e aplikimit nga dërguesi.