Transferta në nisje
BKT ofron mundësinë e kryerjes së Transfertave të parave nëpërmjet disa kanaleve:
a) Në të gjithë rrjetin e degëve të BKT-së
- Tranferta parash brenda vendit
- Tranferta ndërkombëtare parash
b) Online, nëpërmjet aksesimit të platformës “Dega Internet”
- Tranferta parash brenda vendit
- Tranferta ndërkombëtare parash
c) Nëpërmjet aplikacionit mobile - BKT Smart
- Tranferta parash brenda vendit
- Transferta nderkombetare parash
a) Transferta në nisje në degë
Kryhen në të gjithë rrjetin e degëve të BKT
- Në monedhat e pranuara nga banka: ALL, EUR, USD, GBP, CHF, CAD, AUD.
- Brenda dhe jashtë vendit
Të dhënat e nevojshme për ekzekutimin e një transferte në nisje drejt bankave të tjera janë:
- Emri dhe adresa e përfituesit;
- IBAN i llogarisë së përfituesit (ose numri i llogarisë për ato vende ku nuk aplikohet IBAN);
- Emri dhe adresa e bankës së përfituesit
- BIC/Swift code, ose Routing Number, etj.
- Qëllimi i transfertës (nr. fature, etj)
Për transfertat në nisje jashtë Shqipërisë zbatohen dispozitat e rregullores “Për veprimtarinë valutore” e Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar.
KUJDES! Ju lutemi, sigurohuni që të dhënat e përfituesit të transfertës dhe të dhënat e tjera të jenë të sakta. Veçanërisht, ju lutemi të verifikoni integritetin e tyre nëse këto të dhëna ju janë ofruar nëpërmjet internet-it apo e-mail.
BKT nuk mban përgjegjësi për vonesa të mundshme, mosekzekutim të transfertës apo çdo pasojë tjetër, shkaktuar nga pasaktësia e instruksioneve të klientit.
b) Transferta në nisje online
Klientëve individ, ju ofrohet mundësia për të kryer transfertat e parave duke përdorur “Dega Internet” dhe platformën BKT Smart.
Transfertat brenda vendit
Tipet e transfertave që mund të kryhen nga “Dega Internet” dhe “BKT Smart” janë:
- Mes llogarive te mia
- Brenda BKT -së
- Brenda vendit
Në monedhat e pranuara nga banka: ALL, EUR, USD, GBP, CHF, CAD, AUD Transfertat e fondeve në Lekë brenda vendit nëpërmjet “Dega Internet” kanë komisione preferenciale duke mundësuar përdorimin e këtij kanali për të kryer transfertat tuaja më shpejt dhe me kosto më të ulët.
Transfertat ndërkombëtare
BKT ofron shërbimin e transfertave në nisje drejt bankave jashtë Shqipërisë nga Dega Internet dhe aplikacioni BKT Smart në cdo valutë të pranuar nga banka: EUR, USD, GBP, CHF, CAD, AUD dhe TRY. Transfertat ndërkombëtare nëpërmjet BKT Smart dhe “Dega Internet” kanë lehtësi përdorimi për të kryer transfertat tuaja më shpejt dhe kudo që ndodheni.
Më poshtë gjeni limitet e shumave të transfertave ndërkombëtare nëpërmjet Dega Internet:
- Maximumi 10 000 EUR/transfertë (limit ditor)
- Maximumi 20 000 EUR/muaj (limit total mujor)
- Maximumi 40 000 EUR/vit (limit vjetor për nje vit kalendarik)
Të dhënat e nevojshme për nisjen e një transferte nderkombetare në nisje drejt bankave të tjera janë:
- Emri dhe adresa e përfituesit
- IBAN/ SWIFTI ose Emri i Bankës dhe nr.llogarisë së përfituesit
- Monedha
- Shteti
- Selektimi i komisioneve sipas 3 opsioneve:
- Të gjitha komisionet paguhen nga përfituesi*
- Të gjitha komisionet paguhen nga dërguesi*
- Komisionet janë të ndara
* Mund të ketë raste që komisione të tjera të bankave korrespondente mund të aplikohen mbi shumën e dërguar
- Emri dhe adresa e bankës së përfituesit
- Qëllimi i transfertës
Për transfertat në nisje jashtë Shqipërisë zbatohen dispozitat e rregullores “Për veprimtarinë valutore” e Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar.
KUJDES! Ju lutemi, sigurohuni që të dhënat e përfituesit të transfertës dhe të dhënat e tjera të jenë të sakta. Veçanërisht, ju lutemi të verifikoni integritetin e tyre nëse këto të dhëna ju janë ofruar nëpërmjet Internet-it apo e-mail. Karakteret speciale si: % &, [, {, etc. nuk janë të lejuara gjatë procesit të transaksionit dhe mund të shkaktojë ndërprerje të procesit.
BKT nuk mban përgjegjësi për vonesa të mundshme, mosekzekutim të transfertës apo çdo pasojë tjetër, shkaktuar nga pasaktësia e instruksioneve të klientit.