Transfertat në mbërritje:
Transfertat në mbërritje mund të jenë:
- Transfertat që mbërrijnë nga bankat në Shqipëri, në Lekë;
- Transfertat që mbërrijnë nga bankat në Shqipëri ose jashtë vendit, në valutë (valutat e pranuara: EUR, USD, GBP, CHF, CAD, AUD);
Të dhënat e nevojshme për ekzekutimin e një transferte në mbërritje në favor të një klienti të Bankës janë:
- Emri i përfituesit (emërtimi i saktë i llogarisë në valutën e transfertës);
- IBAN i llogarisë së përfituesit duhet të jetë i saktë, aktiv dhe i njëjtë me monedhën në të cilën është kryer transferta. Për më shumë informacion rreth IBAN-it të llogarisë tuaj ju mund të kontaktoni në BKT Call Center 04 22 66 288.
- Banka përfituese: Banka Kombëtare Tregtare SHA, Tirana;
- BIC/Swift code i BKT: NCBAALTX
- Banka jonë korrespondente, për monedhën përkatëse (publikuar edhe në Bankers Almanac) (klikoni këtu për listën e korrespondentëve të BKT)