Sektori Publik
Sektori Publik është ajo pjesë e jetës ekonomike dhe administrative e cila merret me ofrimin e produkteve dhe shërbimeve nga dhe për qeverinë, qoftë ajo qëndrore ose vendore. Sektori Publik përfshin Qeverisjen Qendrore, Qeverisjen Vendore, Korporatat Publike.
- Qeverisja Qendrore përfshin të gjitha departamentet administrative qeverisëse, agjencitë e tjera qëndrore si dhe trupat jo-qeveritare publike.
- Qeverisja Vendore përfshin të gjitha njësitë qeverisëse me përgjegjësi vendore.
- Korporatat Publike, kompani të cilat kontrollohen nga shteti.
Administratat publike duhet të mbeten konkurruese në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në një treg gjithnjë e më shumë të integrueshëm, por për këtë atyre u nevojiten burime të shumta teknologjike dhe financiare të cilat nuk janë gjithmonë të disponueshme për to.
Kreditë për Sektorin Publik
BKT luan nje rol të rëndesishëm në Kreditimin e Investimeve Publike. Implemetimi i strategjisë për sektorin publik ka çuar në përdorimin e disa produkteve të reja për rritjen e efektshmërisë. Këto përfshijnë:
- Kredi për investime qeveritare – kredi me afat të shkurtër apo të gjatë kryesisht për institucionet e qeverisjes lokale
- Kredi për korporatat publike – kredi për ndërmarrjet nën pronësinë shtetërore
Brenda kuadrit qeverisës, financa publike është një çështje prioritare, për arsye zhvillimi dhe besimi. Efikasiteti dhe efiçenca në shpenzimet publike është e një rëndësie të veçantë jo vetëm në uljen e varfërisë, por gjithashtu menaxhimi i mirë i të mirave publike ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit. Kërkesa për shpenzime të mirë publike dhe menaxhimit financiar ka nxitur zhvillimin e programeve të ndryshme. Ne po bashkëpunojnë me institucione të ndryshme dhe synojmë zgjerimin e saj në të ardhmen.
Depozitat e Sektorit Publik
Gjatë aktiviteti të sektorit publik krijohen fonde të lira, kryesisht për periudha të shkurtra kohe. Gjithashtu dhe të ardhurat e punonjësve publikë nuk shpenzohen menjëherë. BKT ofron mundësinë më të mirë të investimit të këtyre të ardhurave të disponueshme në:
- Depozita me norma preferenciale interesi për Institucionet Publike
- Depozita me norma preferenciale interesi për punonjësit në sektorin publik