Depozita me Afat për Biznese

Depozita me Afat për Biznese

Janë tipet klasike të depozitave

  • Depozita me afat në BKT ofrohet për 1, 3, 6 muaj dhe 1, 2, 3 vjet.
  • Depozita me afat mund të hapet në monedhat lekë, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik, Dollar Kanadez, Franga Zvicerane ose Dollar Australian.
  • Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit.
  • Depozita me afat ofron opsionin e rinovimit automatik. Ju mund të zgjidhni që interesi i fituar të rinovohet bashkë me depozitën ose të kalojë në llogarinë tuaj.

Bazuar në ligjin "Për Sigurimin e Depozitave" nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al